fbpx

Zaev: Gruevski personalisht ka komanduar me aksionin e amnistisë

-

Në bisedat e ardhshme, sipas Zaev, Jankullovska në bisedë me Trajko Veljanovskin flet për atë se çfarë duhet t’u jepet shqiptarëve. Ajo ankohet se u kanë dhënë shumë shqiptarëve dhe se dy ditë nuk ka fjetur nga halli.

Jankullovska flet me këshilltaren e Gruevskit, Biljana Brishkovska- Boshkovski. Ajo i shpjegon ministres për interpretimin autentik dhe si kjo do të zhvillohej nëpër gjykata. Jankullovska thotë se nga Qeveria duhet të lëshojnë ndonjë mendim “që nuk ka rëndësi, vetëm thjesht sa të jetë”.

Ministrja insiston që mendimi të jetë i pakuptueshëm.

Biljana Brishkovski e informon Jankullovskën për atë se si është arritur marrëveshja me Gruevskin. Ajo i shpjegon se patjetër duhet të shtohet edhe një fjali. Jankullovska i shpjegon se duhet të jetë tekst neutral.

Jankullovska në bisedë me Veljanovski merret vesh për ligjet që janë dorëzuar në Parlament. Veljanovski ankohet se ka shumë probleme. Jankullovska thotë se shqiptarëve iu jepet edhe atë që nuk e duan, patjetër duhet t’ua përpunojnë. Jankullovska dhe Veljanovski thonë se me “indianët” është pastruar çdo gjë e tani duhet të pastrojnë punët edhe me “indianët tanë”.

Jankullovska në bisedën me Ilija Dimovskin flet se nuk ka kuorum në Kuvend. Ai e pyet a mund të vijë.

Stavrevski në bisedë me Jankullovskën i tregon se Boneva iu ka paraqitur atij dhe e ka thirrur për kuorum. Ai është arsyetuar se nuk mund të vijë. Stavrevski hidhërohet dhe i thotë që ta thirrin Peshevskin. Pyet ku janë deputetët. Ai i tregon se Peshevski ka bërë rrjet të dytë. Stavrevski ankohet se po punon shumë dhe se në Kuvend “duhet të vrapojnë tjerët”.

Stavrevski thotë se Peshevski me siguri nuk do të vijë sepse është “në plazh në Greqi”. Jankullovska i thotë se edhe Gruevski është atje.

Stavrevski i përgjigjet se megjithatë ata do të jenë atje ndërsa të tjerët nuk do të jenë.

Zaev në fund të konferencës së shtypit tregoi listë të atyre që kanë votuar dhe konstaton se Stavrevski nuk është paraqitur në seancë parlamentare ndërsa Jankullovska është paraqitur, por nuk ka votuar.

Zaev tha se grupi i tyre i deputetëve ka qenë kundër këtij ligji dhe interpretimin autentik të rasteve të Hagës.

Në pyetjen e gazetarëve nëse për festat e Pashkëve do të publikohet diçka për rastin e liqenit të Smilkovcës, Zaev tha se gjatë festave nuk do të publikohet asgjë.

Lideri i LSDM-së duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se edhe Gruevski është zhytës që kapet për fije. Për projektet e Qeverisë për punësim, Zaev theksoi se çdo gjë që kanë refuzuar më herët, tani brenda natës pranojnë.

“Kjo është edhe një dëshmi se fundi po afrohet”, tha Zaev.

Për deklarimin për rastin “Puçi” Zaev tha se nuk dëshiron t’i komentoj provat.

Nuk ka kurrfarë dëshmi për dhunë. Kjo është përpjekje për mundësi dialogu. Nuk mund të detyroni dikë të bëj qeveri teknike. Siç ishte qesharake nga fillimi, ashtu edhe me provat kjo u tregua deri në fund. Ata duan të montojnë spiunim me ndonjë letër të shkruar dhe asnjëherë e publikuar në “New York Times”, tha Zaev.

Kryetari i LSDM-së theksoi se nuk do t’i komentoj bisedimet në Bruksel.

“Qëndrimet tona janë të qarta. I ofrojmë mundësi procesin negociues” përfundoi Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.