fbpx

Zoran Zaev: Gruevski i ka kontraktuar ligjet për rastet e Hagës

-

“Zoran Zaev ka qenë i pangopur, ka vjedhë çdo gjë që ka pasur afër. Këtë e vërejtëm me projektin “Shkupi 2014”. Materialet zbuluan se ky person nuk ka as ndërgjegje e as përgjegjësi. Sot do të publikojmë edhe një fytyrë të Nikolla Gruevskit. Do të heqim edhe një maskë. Nga regjistrimet do të bindeni se që të qëndroj në pushtet, as nuk i interesojnë nacionale, as ligjet e as bashkëpunëtorët e tij. Do të shihni si i hedh në zjarr bashkë- partiakët në lojërat e koalicionit. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat “raste të Hagës” dhe për përforcimin e koalicionit”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp.

Zaev tha se Gruevski personalisht ka bërë pazarllëk me Ahmetin për mbylljen e rasteve të Hagës. Ai ka dashur të mbrohet dhe tërë procedurën ta vendos në Kuvend dhe t’ua lë deputetëve, tha Zaev.

Në bisedën e parë që Zaev e publikoi sot mes Silvana Bonevës dhe Nikolla Gruevskit, ai kërkon që “puna të kryhet menjëherë dhe të mos pritet me këtë”. Gruevski sugjeron kjo të përfundoj brenda 2-3 ditëve. Kërkon të përfundoj interpretimi për rastet e Hagës dhe i thotë Bonevës se patjetër duhet të jep mendim qeveritar që do të jetë “tërthorazi dhe në qosh”.

Merren vesh se si në afat të shkurtër duhet të “futet” në Kuvend.

Gruevski më pas i thotë se si të paraqiten para mediumeve. Boneva merr detyrë që t’i informoj deputetët që ta marrin punën seriozisht. Ai i shpjegon se si Ahmeti i ka thënë se pas Republikës së Krushevës, për herë të parë një shqiptarë udhëheq me mbrojtjen e Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.