fbpx

Avionët bullgarë mund të kontrollojnë hapësirën ajrore mbi Maqedoninë?

-

Bullgaria mund të ndërmerr kontrollin ajror mbi Maqedoninë kur vendi të hyj në NATO dhe nëse Aleanca ia beson këtë detyre, shkruan portali bullgar “Vesti” duke iu referuar portalit “Pres”.

Sofja zyrtare mund të merr këtë detyrë nëse furnizohet me avion të ri luftarak për më shumë përdorime dhe nëse Maqedonia dakordohet Bullgaria ta merr sigurinë e hapësirës së saj ajrore.

Siç njofton “Vesti” kjo mund të bëhet realitet nëse Kuvendi popullor i Bullgarisë pranon Programin për zhvillim të aftësive mbrojtës të forcave të armatosura bullgare deri vitin 2020, që hyn në debat publik. Vendet- anëtare të Aleancës e ruajnë hapësirën ajrore të aleatëve që nuk kanë aviacion, si për shembull, hapësirën ajrore të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë që i ruajnë anëtarët tjerë të NATO-s në rotacion.

Portali bullgar thekson se Bullgaria tanimë disa vite kryen vëzhgim me radar të hapësirës ajrore të Maqedonisë me linjë të qendrës operative ajrore të NATO-s.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.