fbpx

VMRO- DPMNE: Frika nga dështimi i zgjedhjeve shtynë Zaevin të trillojë zgjidhje joreale

-

“Muajt e ardhshëm, Zaevi kudo që të shkojë do të përsërisë gënjeshtrën për klasën e mesme se çdo familje do të merr 850 euro në muaj, ashtu sikurse paraardhësit e partisë së tij premtonin se çdo familje do të ketë nga një të punësuar”thuhet në reagimin e partisë qeveritare VMRO- DPMNE pas deklaratës së liderit të LSDM-së Zoran Zaev,  në vizitën e tij të sotme në Shtip.

Nga VMRO- DPMNE-ja thonë se  mungesa e ideve dhe  vendimeve konkrete bën që LSDM­-ja të jetë e dëshpëruar me solucione të  këtillajoreale dhe të pasinqerta për ngritjen e standardit të qytetarëve të Maqedonisë”.

“Pasi që LSDM­-ja përjetoi fiasko me gënjeshtrën që për nga një të punësuar nga çdo familje, strategët e kësaj partie me këmbëngulësi dëshirojnë të tregojnë se nuk mësojnë nga gabimet personale dhe hyjnë nga një gënjeshtër në gënjeshtër tjetër, kësaj radhe nga 850 euro të ardhura për çdo familje. As Zaevi dhe LSDM­-ja nuk do të sigurojnë mjete e as madje LSDM­j-a mundet të krijojë klasë të mesme. Me përsëritjen dhe përhapjen e gënjeshtrave është e qartë se as optimistët më të mëdhenj nga udhëheqësia e LSDM­së nuk presin fitore në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa dëshirojnë që me premtime maksimalisht populiste pa mbulesë të marrin sa munden nga fondi i votuesve në Maqedoni, në mënyrë të paturpshme duke e gënjyer popullin e tij në sy”, qëndron në reagimin e VMRO-­DPMNE­-së.

Partia në pushtet shton se nga deklaratat e liderit të LSDM-së për bisedimet e Kodit Zgjedhor, qartë shihet se në LSDM mbizptron nervozizmi dhe frika nga humbja e zgjedhjeve.

“Ashtu sikurse afrohet prilli LSDM­- ja gjithnjë e më shumë do të kërkojë preteks, dhe do të komplotojë vendime me të cilat do të dëshirojë ta mbulojë mbështetjen e dobët nga qytetarët. Ky skenar tashmë është parë dhe është dënuar me disfatë me të cilën dukshëm para do kohe janë pajtuar në LSDM”, thuhet në njoftimin e partisë në pushtet.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.