Zaev: LSDM do të luftojë që secila familje të ketë 50.000 denarë të ardhura

-

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev,  deklaroi se përfaqësuesit e pushtetit janë ata që  bllokojnë grupet punuese. Zaev kujtoi se afatet po ecin dhe apeloi, siç tha “të mos blihet kohë”.

“Dikush po tenton të gjejë një milion arsye për të anashkaluar zgjidhjet për ligjet zgjedhore dhe mediat. Alarmoj që përvoja nga zgjedhja e Prokurorit Publik Special në momentin e fundit, të mos përsëritet. Të mos blejmë kohë, fituesi i zgjedhjeve duhet të ketë legjitimitet të plotë”, tha Zoran Zaev.

Për të  zbatuar zgjedhje korrekte, për Zaevin i rëndësishëm është edhe emri i ministrit të punëve të brendshme. Për zgjidhjet kadrovike në ministritë e caktuara, të rëna ujdi ndërmjet partive politike siç  paralajmëroi Zaevi, me siguri do të diskutohet fundjavën që vjen.

– Theks të veçantë do të vendosim sidomos në përzgjedhjen e ministrit të punëve të brendshme. Bëhet fjalë për zgjidhje krejtësisht tonën, propozim i opozitës, por para se gjithash duhet të jetë profesionist dhe ekspert. Kjo do të thotë se dikush nga bashkë-partiakët tanë të dëshmuar, nuk mund ta ushtrojnë këtë funksion edhe pse kemi një plejadë të tërë të kuadrove për këtë punë. Mirëpo, ashtu  jemi marr vesh dhe këtë duhet ta respektojmë. Ministri i ri dhe profesionist gradualisht do të hyjë në institucionet sipas vertikales, si mënyrë e vetme e mundshme për të qenë garantues, për zgjedhje ligjore, korrekte dhe demokratike, deklaroi lideri LSDM-së.

Zeavi nuk donte të komentoi për ekipin e prokurores speciale Katica Janevën me arsyetimin se ajo ka autonominë e plotë, mirëpo kujtoji se qytetarët presin drejtësinë.

– Pritja e qytetarëve është e qartë, por edhe për ne politikanët është e qartë, nuk do t’i ndërhyjmë në asnjë detaj të komentimeve të përzgjedhjes kadrovike ose ekipit të Prokurorit Special. Vetëm iu urojmë punë të frytshme. Shpresojë se me sukses do të bashkëpunojnë me të gjithë institucionet e tjera që të munden proceset të arrijnë deri te drejtësia dhe shteti juridik- tha Zaev.

Lideri i LSDM-së në shoqërinë e dy kryetarëve të komisioneve partiake, pasdite në takim me  me qytetarët. Një punonjës e tekstilit pyeti, se vallë ligjet vlejnë edhe për industrinë e tekstilit, sidomos kur kjo degë në Shtip shumica e punëtorëve punojnë edhe të shtunave dhe të dileva. Një tjetër pyeti se pas zgjedhjeve të prillit a do të ndryshojë diçka në shtet. Dikush tjetër ankohej për drejtësinë joefikase dhe të stërzgjatur.

Zaev siguri se do të luftojë të krijojë klasën e mesme, ku një familje mesatarisht do të ketë  të ardhura prej 45.000 deri më 50.000  denarë në muaj.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...