fbpx

Zaev fitoi rastin me biznesmenin nga Shtipi e padiste për shpifje

-

Afaristi Miki Naumov, i cili para disa muajve ka pohuar se kryetari i Komunës së Strumicës dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i ka kërkuar mito, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Shtipit dhe do të duhet t’i paguaj dëmshpërblim 150.000 denarë.

Naumov, kundër të cilit Zoran Zaev ka paraqitur akuzë, është shpallur për fajtor, sepse sipas Gjykatës, me shpifje e ka dëmtuar imazhin dhe nderin e kryetarit të LSDM-së.

Biznesmeni nga Shtipi Miki Naumov para disa muajve, në një deklaratë për disa mediume pro qeveritare, e ka akuzuar kryetarin e Strumicës se i ka kërkuar 39.000 euro që t’i jepet vend atraktiv në “Global”.

“Kjo është shpresë se ka të ardhme në gjyqësorin tonë. Më vjen mirë që ka pasur gjykim të shpejtë”, ka thënë Zaev në lidhje me rastin në fjalë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.