fbpx

Cipras përsëri në konflikt me deputetët e tij, para votimit të një marrëveshjeje të re

-

Në një klimë me pengesa të shumta dhe rebelime nga radhët e Sirizës dhe njoftimeve për protesta qytetare, kryeministri Aleksis Cipras paraqiti një marrëveshje të re tre-vjeçare me kreditorët para Parlamentit grek, me optimizëm se të premten në mëngjes kjo kontratë do të marrë dritë jeshile nga Parlamenti grek.

Marrëveshja e re për kredi, e cila do të sjellë përsëri tkurrje të sistemit financiar në vend, pritet që të mbështetet nga të tria partitë kryesore opozitare “Lumi” ,”Demokracia e Re” (Nea Demokratia) dhe “PASOK”, por jo edhe gjithë përbërja e Syrizës. Qeveria greke pret që marrëveshja të votohet sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ajo të jetë në gjendje të pahuajë  pa probleme këstin e parë të kredisë së re, dhe kështu Greqia të mund të mbulojë borxhet e veta financiare brenda dhe jashtë vendit.

Ligjvënësit grekë do të duhet të vendosin të enjten  për paketën e re të kredisë prej rreth 85 miliard eurosh, me një numër masash, të tilla sikurse ndryshimi i TVSH-së në ishuj, reforma në sistemin pensional dhe në administratën publike, liberalizimi i tregut të punës për profesioneve të caktuara, duke ndryshuar mënyrën e pagesës së borxheve ndaj shtetit, rritjen e taksave mbi biznesin dhe sektorin detar, heqjen e përfitimeve tatimore për kompanitë e lotarisë dhe ato për fermerë, rritjen e taksave mbi regjistrimin në universitetet private, një sistem të ri që ka të bëjë me shmangien e tatimeve si dhe liberalizimin e tregut të energjisë.

 

Pengesën e parë në rrugën e Ciprasit për miratimin e marrëveshjes e vendosi kryetarja  e  Kuvendit Zoi Konstantopulu e cila vonoi fillimin e debatit parlamentar për traktatin, deri pasditen e të enjtes duke bërë që votimi të pritet rreth mesnatës së të enjtes apo mëngjesit të së premtes, njësoj sikurse edhe dy votimet të mëhershme mbi masat. Pengesa e dytë është pozicioni i qartë i krahut të majtë radikal të Sirizës, e udhëhequr nga ish ministri i Energjetikës Panajotis Lafazanis, i cili ka shprehur qartë se nuk do ta mbështesë marrëveshjen pasi ky memorandum nuk përputhet me qeverisën e Sirizës  dhe do të lërë pasoja katastrofike në ekonominë greke. Nuk dihet nëse përveç pozitës të Lafazanis dhe krahut të majtë,  do të ketë edhe humbje të tjera të papritura nga ligjvënësit e majtë të Ciprasit edhe pse pozicioni i së majtës tregon qartë se mosmarrëveshjet në parti vazhdojnë të thellohen dhe Siriza është duke shkuar drejt ndarjes graduale në fraksione të partisë,  me nevojën e një ndryshimi drastik. Me fjalë të tjera, ky votim do të jetë një test i ri për partinë në pushtet dhe stabilitetin e saj të brendshëm.

Paralelisht duke luftuar deputetët e së majtës, në asamble para tij, luftë për të mos kaluar masat  e reja dhe barra e re ndaj qytetarëve do të ndërmarrin edhe Sindikata e Punëtorëve “ADEDY” si dhe Sindikata e Partisë Komuniste “PAME”. Sindikalistët bëjnë thirrje për protesta masive dhe tubime para Parlamentit grek , duke kërkuar mos miratimin e  paketës së re të masave. Sipas terem, qeveria  në vend që  të kënaqë kërkesat e kreditorëve, të kujdeset për të mbrojtur kushtet e punës, pagat dhe pensionet, për të luftuar për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për zvogëlimin e papunësisë, uljen e borxhit dhe mbrojtjen e trojeve dhe kompanive shtetërore, nga privatizimi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.