fbpx

Ndërpritet puna në minierën Toranica

-

Në minierën e njërit prej britanikëve më të pasur, Gokul Binani pritet pagesa e kontributeve të rrogës për muajin qershor, për çka minatorët s’mund të shfrytëzojnë mbrojtjen shëndetësore. Tanimë ditën e gjashtë minatorët e Toranicës tërësisht apo pjesërisht e ndërpresin punën, njoftojnë nga menaxhmenti. Të premten ata fare nuk janë futur nëpër miniera ndërsa ngjashëm ka qenë edhe gjatë fundjavës.

Dje dhe gjatë natës vetëm një pjesë e tyre janë futur nëpër gropat. Kryetari i sindikatës, Branko Dimitrovski thotë se minatorët nuk kanë marrë pagesë të plotë të rrogës së qershorit.

“Në veçanti problematike është sigurimi shëndetësorë, të cilin se kemi sepse nuk janë paguar kontributet” thotë Dimitrovski.

Nga menaxhmenti i minierës kanë premtuar se sot do t’i paguajnë kontributet. Mirëpo, për minatorët që punojnë për rreth 250 euro në muaj, edhe pse ky është një prej problemeve më kyçe, ata numërojnë edhe probleme tjera që duhet zgjidhur. Problem sipas sindikatës, janë kushtet për pune. Kërkojnë mekanizim modern ndërsa problematike është edhe sigurimi i gropës gjegjësisht vendit ku punojnë sepse në të kaluarën ka pasur edhe fatkeqësi. Gjithashtu ata ballafaqohen me mungesë të pajisjes adekuate.

Me pronarin Gokul Binani personalisht sindikata këtë vit është takuar disa herë. Herën e fundit janë takuar në qershor kur Binani ka premtuar se në gusht do të fillojnë investimet e para. Biznesmeni britanik me prejardhje indiane, i cili bleu minierën në vitin 2006-të asnjëherë nuk është futur në gropë për t’u njoftuar nga afër me kushtet e punës. Vitin e fundit personalisht është angazhuar rreth minierës pasi kishin arritur të dhëna jozyrtare se qeveria maqedonase paralajmëron shkëputjen e bashkëpunimit me Binanin. Se diçka po ndodh me minierat që u janë dhënë koncesionerëve të huaj, vërteton edhe lajmi se në minierën e suksesshme “Sasa” që menaxhohet nga kompania ruse “Solvej” futet kapital amerikan me marrjen e pjesës më të madhe të kapitalit menaxhues, ku është angazhuar Qeveria.

Për sindikatën në minierën Topanica më e rëndësishme është që të zgjidhen kërkesat elementare siç janë pagat, që këto ditë për herë të dytë gjatë verës i detyruan punëtorët të ndërpresin punën.

V.K

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.