10 dezinformatat më të mëdha në Greqi: Ilaçi për kancerin, bletët që I duan ikonat, prostitute për migrantët

-

Si pjesë e programit të tij për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe me të shpejtë shfaqen në mediat e vendeve tjera e ndonjëherë edhe në gjuhë tjetër, Meta.mk rregullisht i transmeton aktualitetet në shërbimet përkatëse për kontroll të fakteve dhe luftë kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri e deri në Greqi në jug.

Shërbimi Grek i Lajmeve kundër Mashtrimit “Ellinika Hoaxes” ka  bërë një përmbledhje të 10 dezinformatave dhe gënjeshtrave më të mëdha që janë plasuar në mediat greke dhe greke në vitin 2019.

Në radhë të parë, sipas votave të lexuesve, janë shumë artikuj rreth Eleni Antoniadu, për të cilën thonë se kishte marrë pjesë në zhvillimin e gabzherrit të parë artificial, që është të implantuar në pacient, kinse ajo kishte punuar për NASA dhe ka trajnuar astronautë…

Por kontrollet e “Ellinika Hoaxes” kanë treguar që Antoniadu nuk është përmendur nga faktorë relevantë lidhur me rastin gabzherrit të kultivuar artificialisht nga qelizat amë (i cili kishte qenë një rast tejet i diskutueshëm, ndërsa aktorët kryesorë në eksperiment më pas i kishin humbur titujt e tyre. pasi pacienti në të cilin ishte realizuar transplanti i gabzherrit kishte vdekur nga komplikimet për shkak të dështimit të gabzherrit, Antoniadu, e cila nuk është përmendur fare në grupin e njerëzve të përfshirë, më vonë kishte dhënë intervista kinse pacienti ishte i mirë dhe po shërohej.

Për më tepër, pretendimet se kishte punuar në NASA dhe kishte trajnuar astronautë gjithashtu u dëshmuan të pavërteta, për shkak se u vërtetua se ajo vetëm kishte ndjekur një shkollë verore 10-javore si studente dhe nuk ishte fare e lidhur me agjencinë hapësinore amerikane.

Në vendin e dytë është pretendimi i Kirijakos Velopoulos, kreut të partisë “Zgjidhja Helenike”, që Gjermania iu paguan emigrantët për të përdorur shërbime të prostitutave (për të mos përdhunuar gjermanet) dhe se Greqia do të bëjë të njëjtën gjë deri në vitin 2021.

Në vendin e tretë është gazetari Yiannis Loverdos, i cili është një “klient” i rregullt i “Ellinika hoaxes” për shkak të shumë lajmeve të rreme, duke përfshirë edhe një montazh fotografik me ish-kryeministrin grek Alexis Tsipras, në të cilin ai “shikon me dylbi nga e prapa”.

Në mesin e “fituesve” e tjerë janë edhe historitë  për bletët që i respektojnë ikonat, të cilët kinse nuk kishin ndërtuan grupe të huallit mbi ikonat e futura në mesin e tyre. Por, siç e kanë vërtetuar gazetarët e një internet faqeje greke për luftë kundër lajmeve të rreme, ko kishte ndodhur sepse ikonat i kishin mbuluar gungat e shabllonit në pllakat e dyllit, mbi të cilën bletët pastaj kanë vazhduar të ndërtojnë huallin e tyre.

Ndër përgënjeshtrimet të dezinformatave më të mëdha janë ato në shumë artikuj në mediat greke në të cilat ishte pohuar se kanceri shërohet me sukses vetëm me mjekësi natyrale ose që Greenland e kishte humbur 40% të sipërfaqes së saj në vetëm disa orë, për shkak të shkrirjes së akullit.

Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet

Pretendimi: Rusia vendosi ndërprerjen e energjisë dhe internetit në orët e natës për të rritur lindshmërinë Verdikti: I pavërtetë Barbara Halla Një artikull i publikuar në disa media shqipfolëse pretendon se Rusia po ndërpret energjinë elektrike dhe internetin...

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...