fbpx
Tag: Takim

tag: takim

Mesazhet e Hanit janë të qarta- proceset duhet të përshpejtohen

Mesazhet e euro- komisari dhe euro- deputetëve janë të qarta si dita, proceset patjetër të përshpejtohen, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me komisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han dhe treshja evropiane, Ivo Uajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn. Zaev theksoi se ngelin në kërkesën ndaj presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov që ta ndaj mandatin për...

Çavkov: Deputetët nesër do të kenë qasje të papenguar në Kuvend

Deputetët nesër do të kenë qasje të papenguar në Kuvend, deklaroi për “Dojçe Vele”, drejtori i Byrosë së sigurisë publike (BSP), Mitko Çavkov. Nesër më ora 12 në Kuvend pritet të mbahet koordinimi i partive parlamentare politike për formimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërim, si bazë për vazhdimin e seancës konstituive për emërimin e kryetarit të Kuvendit. Nesër në mesditë...

Nisma “Për Maqedoni të përbashkët” kërkon takim me euro- komisarin Han

Nga nisma “Për Maqedoni të përbashkët” kërkojnë takim me euro- komisarin për zgjerim Johanes Han, i cili të martën do të arrijë për vizitë në Maqedoni. Këtë sot e deklaroi anëtari i nismës dhe drejtori i Operës dhe Baletit të Maqedonisë (OBM), Igor Durlovski i cili shtoi se askush “nuk guxon, nuk duhet dhe nuk mund t’i injoroj 200 mijë...

Sot BDI do të mbajë takim të kryesisë qendrore

Kryesia qendrore e BDI-së për sot ka caktuar takim në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, njoftojnë mediat. Në takim pritet të bisedohet për mesazhet që mbrëmë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ia ka dërguar përfaqësueses së lartë për siguri dhe politike të jashtme të BE-së, Federika Mogerini. Kryesia qendrore pritet të bisedoj edhe për takimin e fundit të Ahmetit...

Ahmeti ka njoftuar Dankanin për mundësinë BDI të qëndrojë në opozitë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e sotëm me sekretarin shtetëror britanik për Evropë dhe Amerikë, Alen Dankan, mes tjerash e ka informuar diplomatin edhe për takimin e sotëm të kryesisë qendrore të partisë. Ahmeti, siç njoftojnë nga partia, ka theksuar se në takim do të diskutohet mundësia dhe opsionet e partisë, duke pasur parasysh rezultatet zgjedhore, “përfshirë edhe...

VMRO DPMNE -Dankan: Do të ketë tensione, votuesit dhe kryesia jonë janë të shqetësuar

“Jemi nën presion të madh nga votuesit dhe kryesia jonë që të luftojmë dhe të mos lejojmë të prishet parimi “fituesi me fituesin” sepse në esencë ne veprojmë si duhet tërë kohën dhe tani dikush nuk vepron si ne. Ne do të bëjmë çdo gjë që është në forcën tonë që të ruajmë qetësinë dhe stabilitetin, por s’dimë si...

Janeva: Nesër do të bisedojmë me Këshillin e prokurorëve publike, asgjë nuk është finale

Prokurorja speciale, Katica Janeva dhe pesë prokurorë nga ekipi i saj në takimin e sotëm me anëtarët e Këshillit të prokurorëve publik kanë diskutuar lidhur me kërkesën e Këshillit për dhënien në shqyrtimit të dokumentacionit për lëndën “Puçi”. Ata, siç njofton Këshilli, kanë rënë në ujdi që këto takime sipas nevojës të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Janeva pas përfundimit...

Partitë shqipe do të formojnë trup për Ligjin e përdorimit të gjuhëve

Partitë politike parlamentare shqiptare në afat prej tre ditëve do të formojnë Trup që do të përpiloj rregullore për funksionimin e partive politike shqiptare dhe do të përgatit propozim- ligj për përdorimin e gjuhëve që do t’i përmbush nevojat e shqiptarëve. Këto janë dy konkluzionet që i kanë miratuar partitë politike shqiptare sot në takimin në hotelin “Arka”, njoftoi kreu...

Pa liderin e Besës filloi takimi i partive shqiptare

Liderët e partive shqiptare filluan takimin në hotelin “Arka” në Shkup. Në takim kanë marrë pjesë liderët e koalicionit Aleancë për shqiptarët, Zijadin Sela dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i cili arriti së bashku me Artan Grubin. Lideri i Besës, Bilall Kasami nuk u paraqit në takim. Nga Besa dje deklaruan se ai nuk ka pranuar ftesë zyrtare dhe disa...

LSDM i bën thirrje Jolevskit të tregoj çfarë ka biseduar me Rorobakerin

Ministri i mbrojtjes nga VMRO DPMNE-së, Zoran Jolevski duhet të shpjegoj çfarë ka biseduar në takimin e tij me kongresmenin amerikan Dana Rorabaker dhe nëse ai takim është shkas për deklaratat kontroverse të kongresmenit për ndarjen e Maqedonisë, porositi sot në konferencë shtypi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. “Ministria e shëndetësisë është e obliguar të përgjigjet me kë është takuar...

BDI dhe Aleanca nuk tregojnë qëndrimin për propozimet e LSDM-së

Takimi i nënkryetarëve të BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët përfundoi, por asnjëri nga përfaqësuesit e dy partive politike nuk njoftoi detaje nga bisedat dyorëshe. Ata nuk zbuluan çfarë propozime përmban dokumenti i dërguar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev e as nëse janë të pranueshme për ta. Edhe nga BDI edhe nga Aleanca njoftuan se “kanë biseduar për platformën e...

Ahmeti- Timonie: BDI është në presion iracional mediatik, por nuk është servisi i askujt

BDI nuk shpejton, por se dëshiron të sigurohet se pritjet e qytetarëve të përmbushen, bashkë me “shqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve si “Monstra”, “Sopoti”, “Kumanova” dhe përgjimet. Këtë e ka theksuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e sotëm me ambasadorin e Francës, Kristian Timonie “Kryetari i BDI-së përmendi bisedimet me VMRO DPMNE-në dhe LSDM-në duke zbuluar prioritetet tona...

Gruevski: Hani ka kuptuar se koalicioni i gjerë nuk është ide e realizueshme

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski në intervistë për televizionin “Nova” deklaroi se euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në vend ka ardhur me dinë që t’i inkurajojë partitë politike për koalicion të gjerë qeveritarë, por pas bisedave me krerët e partive ka ardhur në përfundim se diç e tillë s’mund të realizohet. “Përgjatë bisedave ai ka...

Kurz nesër me Poposkin do të vizitojnë “kuotën 59” në Gjevgjeli

Shefi i diplomacisë austriake dhe kryesues me OSBE-në për vitin 2017, Sebastian Kurz nesër do të qëndron për vizitë pune në Maqedoni ku do të takohet me homologun e tij, Nikola Poposkin. Sipas agjendës, e publikuar nga MPJ, Poposki dhe Kurz nesër në ora 13:30 do të vizitojnë kuotën 59 në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë në Gjevgjeli, që është...

Han: Partitë të vazhdojnë me bisedimet dhe të tregojnë pjekuri demokratike

Nevojitet kohë shtesë, por partitë duhet të demonstrojnë pjekuri demokratike, deklaroi sot euro- komisari Johanes Han në dorëzimin solemn të 31 automjeteve të terrenit, donacion nga BE për policinë kufitare ndërsa në kontekst të bisedimeve të djeshme me liderët e partive politike rreth çështjes së formimit të qeverisë së re. “Partitë të vazhdojnë me bisedimet dhe të tregojnë pjekuri demokratike,...

Gruevski vonohet 40 minuta në takimin me Hanin, nuk deshi të incizohet dhe prononcohet

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski sonte nuk u prononcua për mediat pas takimit me euro- komisarin për zgjerim, Johanes Han, siç e bënë këtë paraprakisht liderët e tjerë politike pas takimeve me komisarin. Sipas paralajmërimeve, për detajet e takimit të Gruevskit me Hanin dhe qëndrimin e partisë rreth situatës aktuale politike, VMRO DPMNE do të njoftoj për kumtesës. Ndryshe, Gruevski...

Zaev: Ahmeti nuk ma kërkuar dokument të shkruar, por pasi e dëshiron do ta ketë

Do t’ia japim materialet BDI-së, bëjnë çmos që të mbaroj procesi i grumbullimit të nënshkrimeve për formimin e Qeverisë, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me euro- komisarin Johanes Han. Ai tha se kreu i Integristëve, Ali Ahmeti deri më tani personalisht nuk i ka kërkuar kurrfarë dokumenti të shkruar, por nëse kështu ka vendosur, do ta ketë. “Fjala...

Kasami dhe Sela do t’i japin nënshkrime Zaevit për mandat, Ahmeti taktizon dhe pret materiale

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han mbaroi takimet me liderët e partive politike që kanë mandate në Kuvend, Besën, Aleancën për shqiptarët, PDSH-në dhe BDI-në, ku është takuar për qëndrimet e partive rreth formimit të Qeverisë së re. Nënkryetari i lëvizjes Besa, Afrim Gashi pas takimit deklaroi se ata janë të gatshëm t’i japin nënshkrimet e pesë...

Han nesër do të takohet me Ivanovin në vilën në Vodno

Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov nesër në ora 9 do të takohet me euro- komisarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, kumtojnë nga kabinetit i presidentit. Takimi do të mbahet në vilën presidenciale në Vodno. Euro- komisari mbrëmë arriti në Shkup ndërsa sot mori pjesë në takimin e gjashtë ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me bashkëpunimin në...

VMRO DPMNE: Sinqeriteti dhe urtësia e Ahmetit tani janë para një testit serioz

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë, Nikola Poposki dhe Nikola Todorov,është takuar me ambasadorin e Francës, Kristian Timonie, bëjnë të ditur nga kjo parti përmes njoftimit i cili është i gjatë dhe përplot detaje dhe shpjegime, siç është bërë praktikë e kësaj partie kohëve të fundit. Ambasadori francez ka theksuar se...