Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski sonte nuk u prononcua për mediat pas takimit me euro- komisarin për zgjerim, Johanes Han, siç e bënë këtë paraprakisht liderët e tjerë politike pas takimeve me komisarin.
Sipas paralajmërimeve, për detajet e takimit të Gruevskit me Hanin dhe qëndrimin e partisë rreth situatës aktuale politike, VMRO DPMNE do të njoftoj për kumtesës.
Ndryshe, Gruevski në takimin me Hanin u vonua rreth 40 minuta ndërsa me kërkesë të tij kameramanëve nuk u lejua të marrin inserte nga takimi.
Komisari Han i cili sot ishte pjesë e takimit të gjashtë ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sot pasdite u takua me liderët e LSDM-së, Besës, Aleancës për shqiptarët, BDI-së dhe PDSH-së.