fbpx
Tag: LSDM

tag: LSDM

LSDM: Veljanovoski kot zvarrit dhe luan me vullnetin e qytetarëve

Vendimi i Trajko Veljanovskit që mos të thirr menjëherë koordinim dhe vazhdim të seancës konstituive, është edhe një vërtetim për atë se Nikola Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së ju interesojnë vetëm interesi personal dhe asgjë tjetër, reagojnë nga LSDM. “Shpjegimet e Veljanovskit se qytetarët e Maqedonisë duhet të presin Ilija Dimovski të kthehet nga rruga, që të mbahet vazhdimi i seancës...

LSDM sot do të dorëzojë nismë për thirrjen e Kuvendit

LSDM sot në ora 10:30 do të ngrit në Kuvendin e RM-së nismë për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në të cilën sipas paralajmërimeve, duhet të zgjidhet kryetari i institucionit ligjvënës, njoftojnë nga LSDM. Menjëherë pas dorëzimit të nismës, në pres- qendrën e Kuvendit, deklaratë për mediat do të jep deputeti dhe sekretari i LSDM-së, Oliver Spasovski. Siç njoftojnë nga...

LSDM ka dorëzuar nismën dhe fton Veljanovskin menjëherë ta thirr Parlamentin

Sekretari i Lidhjes SocialDemokrate të Maqedonisë (LSDM), Oliver Spasovski sot në Shkup dorëzon iniciativën për vazhdimin e seancës konstituive në Kuvend, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë legjislative. "Me këtë nismë nuk ka më dilema rreth sigurimit të shumicës parlamentare. Nisma është nënshkruar nga 67 deputetë dhe presim Trajko Veljanovski menjëherë të caktoj vazhdimin e...

Zaev do të merret në pyetje te Zvërlevski për parregullsi zgjedhore

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është ftuar që të merret në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike. Zaev bashkë me disa persona tjerë udhëheqës të partisë janë ftuar që të japin dëshmi për procedurën parahetimore, të cilën e udhëheqë Prokuroria e Marko Zvërlevskit për keqpërdorim të parave në fushatën zgjedhore. Krahas Zaevit, sipas informatave në media, në bisedë informative janë...

Doda provokon sërish: FYROM-i është laborator për albanofobi, unë do të shkoj në Iliridë

Deputetja shqiptare Mesila Doda përmes profilit të saj në Facebook u përgjigj ndaj reagimit të LSDM-së lidhur me deklaratën e saj para disa ditëve në Dibër, ku ajo ka thënë se Maqedonia nuk ekziston, se është krahinë e vjetër shqiptare dhe quhet Iliridë. "Po lexoj në media se FYROM-i ka kërkuar shpalljen time non-grata... Asnjë shqetësim... për mua është po...

Zaev dhe Ahmeti kanë dakorduar strategjinë se si do të mblidhet Kuvendi

Pas takimit, Ahmeti për Alsat M deklaroi se me Zaevin kanë biseduar për strategji me të cilën do të vihen në funksion të gjitha institucionet e shtetit. “Është e domosdoshme që të gjendet mënyrë, me qëllimin më të mirë, se si të funksionojë organi më i lartë ligjvënës, Kuvendi i RM-së dhe si të vazhdojmë më tej me bisedimet për...

LSDM: Ivanov të mos zvarrit dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin

I bëjmë thirrje Ivanovit që mos të zvarris, në përpjekje që t’i shpëtoj Gruevskin dhe kryesinë e VMRO DPMNE-së nga përgjegjësia për kriminalitet dhe shpërdorime dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë së re, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj deklaratës së Ivanovit se “pengesat për ndarjen e mandatit ende s’janë larguar”. “Pengesa e vetme për R. e...

Sheqerinska në Berlin do të kërkoj mbështetje nga partitë simotra

Zv- kryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska sot dhe nesër do të jetë pjesë e Konventës vjetore të Aleancës progresive dhe takimit të kryesisë së Partisë së socialistëve evropiane (PSE), njoftoi LSDM. Nesër, në takimin e prezidiumit të PSE, Sheqerinska do të takohet me përfaqësuesit e të gjitha partive simotra në Evropë dhe do t’i njoftojë për ngjarjet e fundit në...

LSDM: Programi i Qeverisë së re është garanci për unitet

Nikola Gruevski dhe VMRO DPMNE janë të vetmit që punojnë kundër interesave shtetërore dhe nacional të Republikës së Maqedonisë, përmes konflikteve, dhunës dhe incidenteve që i shkaktojnë me opinionin vendor dhe atë të huaj, në tentim që të ikin nga përgjegjësia për krimin e bërë- u prononcua LSDM sot si përgjigje ndaj njoftimit të VMRO DPMNE-së. “Programi i qeverisë së...

Programi i LSDM-së është kornizë për mbindërtim, vlerëson BESA

Lëvizja BESA konsideron se programi të cilin e ka prezantuar dje LSDM-ja është një kornizë e cila duhet të mbindërtohet për të qenë gjithëpërfshirës edhe sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët si kombi i dytë më i madh në Maqedoni. “Edhe më tej nuk është zhbllokuar çështja e ndarjes së mandatit për kryetarin e LSDM-së, një...

VMRO DPMNE: Sheqerinska është e gatshme të shes kombin dhe interesin e shtetit

E etur dhe e uritur për kolltuk, Radmila Sheqerinska është e gatshme të shes kombin dhe interesin e shtetit, reagoi VMRO DPMNE ndaj konferencës së sotme të zv- kryetares së LSDM-së. Partia thotë se pranimi i Platformës shqiptare nga LSDM dhe fshehja nga opinioni i marrëveshjes me tre partitë shqiptare është për shkakun se marrëveshja është kundër interesave të maqedonasve...

VMRO DPMNE: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare

VMRO DPMNE sot në njoftimin e rregullt të mëngjesit, “citin” pika nga Platforma e shqiptarëve të cilat, sipas partisë, “janë pranuar nga ana e Zoran Zaevit”. “Miratimi i rezolutës së përbashkët dhe obliguese në Kuvendin e RM-së me të cilën qeveria e R. së Maqedonisë obligohet në mënyrë aktive të përfshihet në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit”. “Përfshirja...

VMRO DPMNE kërkon zgjedhje të reja parlamentare së bashku me ato lokale

VMRO DPMNME ndjen obligim që të respektoj vullnetin e shumicës së qytetarëve që votuan për Koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” dhe për këtë shkak, si dhe për shkak të përcaktimit strategjik, nuk do të lejojnë të merren vendim që janë kundër interesave shtetërore dhe nacional, thuhet në kumtesën partiake. “Është legjitime që Zoran Zaev dhe LSDM të mendojnë se...

LSDM: Gruevski dhe Ivanovi patjetër duhet të lejojnë transferim të shpejtë dhe të qetë të pushtetit

Nikola Gruevski dhe kryesia e VMRO DPMNE-së patjetër duhet ta pranojnë konceptin e një shoqërie për të gjithë, që forcon unitetin e shtetit dhe sjellë jetë cilësore për të gjithë qytetarët, në vend të ndasive fantom, thonë nga LSDM. “Qytetarët qyrtë deklaruan se duan integrim e jo izolim të Maqedonisë, siç dëshiron kryesia e VMRO DPMNE-së që të vazhdojë me...

LSDM: Gënjeshtrat e Gruevskit janë pasojë e frikës nga ballafaqimi me drejtësinë

Nikola Gruevski dhjetë vite të plota sillej në mënyrë kriminale ndaj Maqedonisë dhe interesat e saja nacionale dhe strategjike, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj statusit të liderit të VMRO DPMNE, Nikola Gruevski në Facebook. Nga LSDM shtojnë se “Gruevski dhe më të afërmit e tij do të japin llogari para institucioneve të sistemit për vjedhjen, krimin, korrupsionit tragjeditë personale,...

VMRO DPMNE: LSDM për herë të dytë për shkak të luftës për pushtet po e shtrembëron kurrizin

“Është koha që të ndalojë sjellje dëshpëruese e Zoran Zaevit dhe LSDM-së, e cila është kundër vullnetit të qytetarëve. I tërë opinioni sheh se Zaevi është i gatshëm “që të shtrembëroj kurrizin” për interesin personal dhe dëshirën e sëmurë për pushtet”, porositi në njoftim sot VMRO DPMNE. Nga kjo parti thonë se LSDM nuk ka vepruar kështu për herë të...

Dimovski deri tek Han: Për herë të dytë shkelët premtimin se nuk do të përziheni

Deputeti dhe anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski sot reagoi ndaj deklaratës së Johanes Han të shtunën me vërejtjet deri tek komisari i zgjerimit dhe politikës fqinjësore “se vetëm para 10 ditëve në Shkup publikisht tha se nuk do të përzihet ndërsa tani në Twitter poston se presidenti Ivanov duhet t’ia jep mandatin atij apo këtij...” “A...

Gruevski në Facebook: Nëse votohet kjo qeveri, do të jetë qeveri e një ambasadori

Parimi i koalicionit “fituesi me fituesin” me hapin e BDI-së është shkatërruar përgjithmonë. Askush, madje as VMRO DPMNE në të ardhmen nuk do të ketë obligim që të bëj koalicion me fituesin, deklaroi lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski në statutin e tij në Facebook. “Kjo qeveri është bërë me presion të fuqishëm të jashtëm ndaj BDI-së, ku morën pjesë...

LSDM: Gënjeshtër janë shkrimet për ndryshimin e simboleve dhe dënimin e popujve për gjenocid

Gënjeshtër janë shkrimet e portalit “Republika” “Kurir” dhe mediat që i publikojnë për gjoja ndryshimin e flamurit dhe himnit shtetëror, për dënimin e popujve për gjenocid, për vendime gjuhësore në kundërshtim me Kushtetutën dhe sajesa të ngjashme, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Në të thuhet se “të gjitha këto gënjeshtrat janë vetëm përpjekje tendencioze për nxitjen e padurimit nacional mes...

Këshilli Qendrorë i LSDM-së përfundoi, partia vendosi mandatar të jetë Zaevi

Takimi i Këshillit Qendrorë i LSDM-së ka përfunduar dhe pas dy orë diskutim, kryesia ka vendosur që mandatar për formimin e qeverisë së re të jetë kreu i partisë, Zoran Zaev. Askush nga LSDM nuk u prononcua pas mbarimit të takimit, por se shkurt deklaruan se do të ketë kumtesë nga takimi. Mbrëmë, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani njoftoi se partia e...