Takimi i Këshillit Qendrorë i LSDM-së ka përfunduar dhe pas dy orë diskutim, kryesia ka vendosur që mandatar për formimin e qeverisë së re të jetë kreu i partisë, Zoran Zaev.
Askush nga LSDM nuk u prononcua pas mbarimit të takimit, por se shkurt deklaruan se do të ketë kumtesë nga takimi.
Mbrëmë, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani njoftoi se partia e tij do t’ia jep nënshkrimet LSDM-së, por se kjo nuk do të thotë se BDI do të bëj koalicion me LSDM-në.