LSDM ka dorëzuar nismën dhe fton Veljanovskin menjëherë ta thirr Parlamentin

-

Sekretari i Lidhjes SocialDemokrate të Maqedonisë (LSDM), Oliver Spasovski sot në Shkup dorëzon iniciativën për vazhdimin e seancës konstituive në Kuvend, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë legjislative.

“Me këtë nismë nuk ka më dilema rreth sigurimit të shumicës parlamentare. Nisma është nënshkruar nga 67 deputetë dhe presim Trajko Veljanovski menjëherë të caktoj vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit që të mund të funksionoj në interes të qytetarëve”, tha Spasovski.

Ai tha se hapi i parë do të jetë emërimi i kryetarit të Kuvendit dhe se më pas nga LSDM presin presidenti Gjorgje Ivanov t’ia dorëzoj mandatin për formimin e Qeverisë liderit të tyre, Zoran Zaev.

Spasovski theksoi se pret të thirret seanca koordinuese me të gjitha partitë politike për t’i shqyrtuar opsionet për kandidat për kryetar Kuvendi.

“Seanca konstuive ka filluar dhe nuk ka afat për vazhdimin e saj. Ajo mund të thirret menjëherë dhe presim Veljanovski menjëherë ta bëjë këtë”, tha më tej Spasovski.

Ai shtoi se LSDM ende nuk ka zgjedhur koordinator në grupin e vet të deputetëve.

 

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...