fbpx

Zaev do të merret në pyetje te Zvërlevski për parregullsi zgjedhore

-

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është ftuar që të merret në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike. Zaev bashkë me disa persona tjerë udhëheqës të partisë janë ftuar që të japin dëshmi për procedurën parahetimore, të cilën e udhëheqë Prokuroria e Marko Zvërlevskit për keqpërdorim të parave në fushatën zgjedhore.

Krahas Zaevit, sipas informatave në media, në bisedë informative janë ftuar edhe disa figura udhëheqëse në parti.

Nga LSDM konfirmuan se ftesa e Prokurorisë Publike ka arritur dje. Siç njofton portali “Nova”, nga partia kanë konfirmuar se Zaevi do t’i përgjigjes ftesës dhe do të shkojë në bisedë në Prokurori.

Ndryshe, Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dje njoftoi se ka hapur dy procedura hetimore lidhur me parregullsitë zgjedhore gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale të mbajtura më prill 2014 dhe zgjedhjet parlamentare më dhjetor vitin e kaluar. Të dyshuarit, ish zyrtar të lartë në MPB, të vetëqeverisjes lokale dhe “bartës të funksioneve të larta në një parti të caktuar politike”, ngarkohen se përmes ryshfetit kanë dashur të blejnë votues në dy njësi zgjedhore.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.