LSDM: Veljanovoski kot zvarrit dhe luan me vullnetin e qytetarëve

-

Vendimi i Trajko Veljanovskit që mos të thirr menjëherë koordinim dhe vazhdim të seancës konstituive, është edhe një vërtetim për atë se Nikola Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së ju interesojnë vetëm interesi personal dhe asgjë tjetër, reagojnë nga LSDM.

“Shpjegimet e Veljanovskit se qytetarët e Maqedonisë duhet të presin Ilija Dimovski të kthehet nga rruga, që të mbahet vazhdimi i seancës konstituive janë të kota dhe luajtje me vullnetin e qytetarëve të cilët me muaj presim formimin e Qeverisë së re si”, thonë nga LSDM.

Nga partia thonë se nëse Dimovski është në rrugë, mund ta përfaqësoj zëvendësi i tij.

“Pas tre muajve mos- funksionim çfarë obligimi tjetër ka Ilija Dimovski përveç që të jetë në Kuvend kur ka për obligimin kryerjen e obligimeve të rëndësishme parlamentare. Sjellja e papërgjegjshme e përfaqësuesve të VMRO DPMNE-së është edhe një dëshmi se ata fare nuk mbajnë llogari për interesin e qytetarëve dhe kjo do të përfundojë shumë shpejtë”, thuhet në njoftim ku shtohet se proceset demokratike janë të pandërprera.