Programi i LSDM-së është kornizë për mbindërtim, vlerëson BESA

Lëvizja BESA konsideron se programi të cilin e ka prezantuar dje LSDM-ja është një kornizë e cila duhet të mbindërtohet për të qenë gjithëpërfshirës edhe sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët si kombi i dytë më i madh në Maqedoni.

“Edhe më tej nuk është zhbllokuar çështja e ndarjes së mandatit për kryetarin e LSDM-së, një proces i cili krijon mundësi për të hyrë në negociata për krijimin e qeverisë. Prandaj deri atëherë do të jemi të kursyer, ndërsa pasi ai ta marrë mandatin, edhe ne do t’i japim vërejtjet dhe sugjerimet tona për të prodhuar një program qeveritar sa më gjithëpërfshirës, gjithnjë me shpresë se kjo do të arrihet. Me këtë rast ritheksojmë qëndrimin tonë se edhe më tej kemi dallime me LSDM-në kundrejt interpretimit të dispozitave kushtetuese për sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe”.