Gruevski në Facebook: Nëse votohet kjo qeveri, do të jetë qeveri e një ambasadori

-

Parimi i koalicionit “fituesi me fituesin” me hapin e BDI-së është shkatërruar përgjithmonë. Askush, madje as VMRO DPMNE në të ardhmen nuk do të ketë obligim që të bëj koalicion me fituesin, deklaroi lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski në statutin e tij në Facebook.

“Kjo qeveri është bërë me presion të fuqishëm të jashtëm ndaj BDI-së, ku morën pjesë shumë palë ndërsa më aktiv është një ambasador. Ky operacion në masë të madhe është e mbështetur nga Sorosi. Pjesë e madhe e financave dhe logjistika janë prej tij”, shkruan Gruevski në status.

Kreu i VMRO DPMNE-së thotë se “nëse votohet kjo qeveri, atëherë do të jetë qeveri e një ambasadorit”.

“Më pas ai do të tentoj që edhe gjykata të jetë gjykatë e tij. Në fakt, ai gjatë kohë punon për këtë. Prokurori tashmë ka. Tradhtarë, OJQ dhe mercenarë në numër. Ka edhe kryesi të partisë. Por, edhe ai nuk do të jetë ambasadorë përherë sepse edhe ai ka mandat të kufizuar”, thotë Gruevski.

Gruevski gjithashtu më tej thotë se “nëse Zaev me çdo kusht dëshiron të bëhet kryeministër, mos t’i shemb interesat shtetërore dhe nacionale”.

“Ja unë vullnetarisht do të paraqitem le të më arrestojnë, le të më burgosin dhe le të më torturojnë ndërsa VMRO DPMNE të mbështet si qeveri pakicë sa kohë le të dojë deri në zgjedhjet e ardhshme që së bashku do t’i organizonin, le të më godet mua, vetëm le të heq dorë nga shembja e themeleve të shtetit për shkak të dëshirës që të vijë në pushtet. Këtë le të kuptojë si ofertë publike”, thotë Gruevski.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...