Me kërkesë të Prokurorisë Policia ka ndaluar sot A.P i cili dyshohet se natën dhunshme në Kuvend ka sulmuar fizikisht nënkryetaren e LSDM-së Radmilla Shekerinska.

Në filmimet nga sulmet e dhunuesve në Kuvend që qarkulluan nëpër rrjetet sociale, shihet se si A.P e tërheq Sheqerinskën për flokë.

Prokuroria Themelore Publike më 30 prill njoftoi se shtatë nga 15 personat e dyshuar për dhunën në Kuvend janë arrestuar. Më 1 maj, Gjykata Themelore Shkupi 1 njoftoi se ka shqiptuar masën e arrestit tetëditor edhe për një person lidhur me trazirat në Parlament.