Reformat antikorrupsion: Progres është shënuar vetëm te KSHPK dhe në punën e organizatave të shoqërisë civile

-

Puna e përbërjes së re të Komisionit kundër korrupsionit, angazhimi i disa organizatave të shoqërisë civile dhe perspektivat e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike janë pikat e vetme të ndritshme në arritjet e reformave të Maqedonisë Veriore në fushën e antikorrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar në vitin 2019 dhe në fillim 2020, transmeton Meta.

Kjo është gjetja kryesore e hulumtimit të realizuar nga Fondacioni “Metamorfozis”në kuadër të projektit rajonal për qeverisje të mirë gjatë prillit 2020.

Numri i madh i çështjeve me të cilat përballet Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KKPK) dhe bashkëpunimi me sektorin e shoqërisë civile tregon se ajo tani është shtylla e shoqërisë, veçanërisht për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Por, me gjithë rezultatet pozitive, ndoshta për shkak të mënyrës jashtëzakonisht transparente dhe inovative në të cilën u zgjodhën anëtarët e komisionit në Kuvend, shumë elementë të tjerë mungojnë që puna e tij të jetë edhe më e suksesshme.

Kuvendi i RMV-së nuk gjeti forca ta miratojë Strategjinë e parë kombëtare për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2020-2024, që ishte hartuar nga KSHPK, megjithëse është një dokument kryesor strategjik që së bashku me planin e veprimit për zbatim siguron udhëzime të qarta dhe ndarje të përgjegjësive të të gjitha institucioneve dhe subjekteve të tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit. Për më tepër, KSHPK nuk ka ende mbështetje të mjaftueshme financiare nga shteti për të plotësuar rreth 30 vende të lira të nevojshme për të forcuar kapacitetin e saj administrativ,ndërsa përmirësimi i lidhjes së TIK me institucionet ende po shkon shumë ngadalë.

Mbetet që organet dhe institucionet e tjera përgjegjëse për luftimin e korrupsionit, të plotësojnë rekomandimet e Raundit të katërt të vlerësimit nga GRECO (Grupi i vendeve në Evropë për të luftuar korrupsionin), megjithëse që veçmë në tetor të vitit 2020 pritet plotësimi i rekomandimeve nga Rundi i pestë, i cili vlen për ekzekutivin, policinë dhe prokurorinë publike.

Vërejtjet janë të shumta në nivele të eshaloneve të larta të pushtetit ekzekutiv, veçanërisht në fushën e rregullave të punësimit të personave të angazhuar në bazë të të drejtës së diskrecionit të zyrtarëve për këshilltarë ose asistentë, si dhe në fushën e zbatimit të Kodit Etik ekzistues. Të shumta janë vërejtjet dhe rekomandimet edhe për policinë, nga e cila kërkohet depolitizimi sistemit të strukturës komanduese, transparencë gjatë shpenzimit të buxhetit dhe kontrollon shumë më efikas si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Vërejtje dhe rekomandime janë bërë edhe për Prokurorinë publike, veçanërisht për Prokurori nëpër ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me ç’rast është vlerësuar se sistemi i drejtësisë penale të vendit funksionon dobët, edhe pse është i lidhur edhe me punën e gjykatave.

Hulumtimi është përgatitur sipas të dhënave në në dispozicion deri në fund të prillit 2020. Është realizuar në kuadër të projektit rajonal “Ballkani Perëndimor dhe procesi i aderimit në BE: Aplikimi i kritereve politike”, i udhëhequr nga Qendra për Tranzicion Demokratik nga Podgorica, Mali i Zi. Projekti mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Fondi Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman Marshalli SHBA-së.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...