Ngjarjet aktuale, me sa duket, ishin inspirim për banorët humoristik të Koçanit, të cilët dje në makinat e parkuara pa rregull kanë ngjitur porosi me përmbajtje: “Gjobë prej 100 euro për parkim pa rregull, plus publikim në Facebook, plus përgjim falas”.
Porosia është shkruar në letër të thjeshtë dhe është vendosur në pjesën e përparme të dritares në më shumë makina afër Qendrës tregtare në Koçani
Pronarët e makinave dhe kalimtarët ishin të habitur dhe befasuar nga porosia sepse policët e trafikut gjobat i shkruajnë në formular ndërsa edhe përmbajtja tregon se këtë porosi nuk e ka vendosur policia.
Sidoqoftë, porositë tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve në qendrën e Koçanit, të cilët ndalonin, lexonin dhe largoheshin me ndonjë koment, si shtesë e porosisë, secili në stilin e tij.