fbpx

Aleksandar Gjorgjiev: Ndajmë shqetësimin e OSBE-së

-

Qeveria që nga pavarësia lartë vlerësoi rolin e OSBE-së dhe konsideron se OSBE ka kontribut në zhvillimin e R. së Maqedonisë, ndërsa për çështjet që ndonjëherë ka pikëpamje tjetër, duhet të diskutohet në baza parimore dhe më shumë në bazë të argumenteve, e më pak nga aspekti i intuitës, sepse edhe Qeveria edhe OSBE-ja kanë synime të përbashkëta- vlerëson zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

-OSBE është organizatë partnere e R. së Maqedonisë. E ndajmë shqetësimin me ta dhe vlerësoj se duhet të diskutojmë në baza parimore, në bazë të argumenteve më shumë e më pak në bazë të intuitave edhe pse ndonjëherë për çështje të caktuara mund të ketë pikëpamje tjera. Me rëndësi është ajo që e kemi si qëllim të përbashkët ndërsa synimi i Qeverisë është përparimi dhe zhvillimi i R. së Maqedonisë- deklaroi zëdhënësi, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan në OSBE.

Ai shtoi se deri në periudhën e deritanishme prej pavarësisë, në bashkëpunim me OSBE zbatohet projekte dhe reforma që janë në interes të R. së Maqedonisë dhe me të cilët avancohen standardet në të gjitha sferat shoqërore të R. së Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.