fbpx

Takimi mes Plenumit të nxënësve të mesme dhe MASH përfundoi pa marrëveshje

-

Takimi mes Plenumit të nxënësve të mesme dhe ministrit të arsimit, Abdylaqim Ademi, zëvendësit të tij Spiro Ristevski dhe kryeministrit për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski ka përfunduar pas kompromis të arritur, por me marrëveshja të bisedimet mes palëve të përfshira të vazhdojnë. Në ndërkohë, bojkoti i procesit arsimor do të vazhdoj ndërsa nxënësit e shkollave të mesme natën do të kalojnë nëpër tenda para MASH në parkun e gazetarëve.

“Kishim takim me ministri Abdylaqim Ademin, zëvendësin e tij Spiro Ristevskin dhe kryeministrin për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski. Në takim diskutuam, por kompromis nuk u arrit për asnjë nga pikat e kërkesave tona. Vetëm arritëm marrëveshje që takimet të vazhdojnë ku do të tentojnë të arrijmë zgjidhje të përbashkët. Në takim i treguam argumentet dhe kërkesat tona ndërsa MASH shpalosi argumentet e veta. Bojkoti i procesit arsimor dhe kampingu në Parkun e gazetarëve vazhdojnë. Me siguri do të kemi edhe një takim nesër” thotë Aleksandar Mileski nga Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme.

Nxënësit e shkollave të mesme do të jenë 24 orë prezent para Ministrisë së arsimit derisa t’u plotësohen kërkesat për të cilat kanë mbështetjen e prindërve dhe arsimtarëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.