fbpx

Sheqerinska: Në kumtesën e Prokurorisë mungon vetëm një emër- ai i Nikolla Gruevskit

-

Nga njoftimet e Prokurorisë shihet se nuk ka pasur për qëllim ndershëm dhe në mënyrë të pavarur t’i hetoj kriminalitetet e publikuara, deklaroi Radmilla Sheqerinska, zëvendës- kryetarja e LSDM-së, duke u përgjigjur në pyetje nga gazetarët.

“Mund të vëreni shumë emra në njoftim, njerëz që kanë folur, njerëz kriminaliteti i të cilëve është treguar në regjistrimet, por çuditërisht një emër mungon- emri i Nikolla Gruevskit. Kur përmendet tokat në Vodno, të paktën këtë kanë marrë guxim ta tregojnë, del se tokat në Vodno janë anonim, se nuk e dimë kush i ka zgjedhur, kush ka vendosur, kush ka kërkuar të miratohen planet urbanistike. Nëse vëreni edhe diç tjetër, do të shihni se ato regjistrimet me kriminalitetin rreth ndërtimin të autostradave, ku Gruevski kërkon ryshfet në vlerë prej 15 deri 18 milion euro, Prokuroria është frikuar ta përmend. Ka një sërë shembujsh që tregojnë se Prokuroria ka vetëm një detyrë- të kërkoj alibi për atë që nuk do të ngrejë aktakuza të vërteta- tha Sheqerinska.

Ajo gjithashtu shtoi se nevojitet prokuror special i cili do ta pastroj shtetin dhe do të filloj luftë kundër kriminalitetit. Sheqerinska tha se detyra e prokurorit special është që të tregoj se asnjë funksionarë nuk është mbi ligjin.

“Këtë leksion duhet ta dëgjojnë ministrat dhe politikanët e tanishëm dhe të ardhshmit”.

Ajo paralajmëroi se gjatë ditës do të kenë konferencë shtypi në të cilën do të reagojnë ndaj kumtesës së Prokurorisë publike.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.