fbpx

Sot në Kuvend debatohet për ribalancin e buxhetit

-

Në Kuvend sot do të fillojë debati për ribalancin e propozuar të buxhetit për vitin 2015, që Qeveria e miratoi të premten. Në seancë të Komisionit amë për financim dhe buxhet sot në rendin e ditës është Propozimi për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015. Pas ribalancit të propozuar do të diskutojë edhe Komisionit juridik­ligjdhënës.

Qëllimi i ribalancit të propozuar është të sigurojë komponentë zhvillimore të përforcuar dhe mbajtje të stabilitetit social.

Ngjarja hidhur e 24 dhjetorit 2013, kur gazetarët me dhunë u dëbuan nga Kuvendi, gjithashtu kishte të bëjë me debatin e buxhetit. Opozita në atë kohë akuzoi se “qeveria me dhunë dëshiron ta miratojë buxhetin “pa pjesëmarrje të mediave”

Me rebalancin e ri të buxhetit, I cili është diçka më shumë se 3 miliardë euro ( buxheti më I lartë deri në historinë e deritanishme të vendit), kemi rritje të të  hyrave  prej 58 milion euro, dhe të të dalave prej 85 milion euro, por edhe rritje të deficitit buxhetor prej  327,5 milion euro.

Gjithashtu, edhe projeksioni për rritje ekonomike është zvogëluar për 4 deri 3,5 për qind.  Me rebalancin e ri, parahsihet edhe rritje të huazimeve nga bankat e vendit, edhe atë 4 herë më shumë nga ajo që është projektuar.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.