Afatet shkelin negociatorët, mediat dhe Qeveria e përkohshme

-

Negociatat të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos janë në qorrsokak, dhe ka skaduar afati për legjislacionin zgjedhor, i cili duhej të harmonizohej deri në 6 tetor.

Për shkak të kalimit të kësaj periudhe, është e mundur që të shtyhen çështje e të tjera të pazgjidhura. Negociatat, të paktën për publikun, ishin mirë derisa koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, në bashkëpunim me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukoski nuk dorëzoi projekt-ligjin për të ndaluar publikimin e materialit të përgjuar në media dhe në rrjetet sociale.

Në rendin e ditës mbetën edhe disa çështje të hapura që duhet të kenë zgjidhje:

  • Problemet në media (afati: 15 tetor 2015 – pasnesër!)
  • Qeveria e përkohshme me ministra dhe zëvendësministrave nga LSDM-ja (afati: 20 tetor, 2015 – një javë! )
  • Propozim- versione të Ligjit për “informatorët” dhe për moratorium të bombave” (Afati: 20 tetor 2015 – një javë!)

Ende nuk ka asnjë përgjigje, as nga partitë e as negociatorët e tyre se nëse skadimi i afatit për legjislacionin zgjedhor do të shtyjë zgjidhjen e çështjeve të hapura në grupet e tjera.

Grupi punues për të shqyrtuar dhe të zgjidh problemet në media është takuar vetëm një herë. Në takimin e parë të ftuar ishin edhe përfaqësues të organizatave të mediave SHGM dhe AMG, si dhe dhe ekspertë të tjerë shprehën qëndrimet si më lehtë të rregullohet kjo fushë. Por nga ai takim nuk doli asgjë konkrete, kurse çështjet për mediat mbeten të hapura. Ende nuk informacion se kur duhet të ketë takim të ri i cili do të zgjidh problemet.

Në takimin e parë, përfaqësuesi i LSDM-së, Robert Popovski tha se çështja e mediave është vendimtare për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike dhe për këtë arsye insistojnë se çështja të zgjidhet deri më 15 tetor (pasnesër!).

– Mediat duhet të kenë kohë të mjaftueshme, për të tejkaluar këtë problem përkatësisht deri në zgjedhjet e planifikuara në prill të vitit 2016. Nëse kjo nuk zgjidhet, ne nuk mund t’iu shmangemi syzeve të tyre rozë – tha Popovski.

Në zgjidhjen e problemeve në media duhej të ndihmonte eksperti britanik media Riçard Bejli. Në takimin e parë ai ofroi zgjidhje si të tejkalohet presionin politik në mediat e Maqedonisë.

 

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...