fbpx

ShBA dhe BE: Me rëndësi esenciale Këshilli i prokurorëve publik ta emërojë ekipi Katica Janeva

-

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Unionit Evropian në Shkup përshëndesin progresin e deritanishëm në zbatimin e ligjit për hetim të komunikimeve të përgjuara nga Prokurori publik, që paraqet një pjesë kyçe të marrëveshjes politike. Emërimi i shpejtë i Katica Janevës si Prokuror publik për hetim të komunikimeve të përgjuara; propozimi i saj në kohë të ekipit të prokurorëve pranë Këshillit për prokurorë publik; dhe dorëzimi i planit të saj të punës, personelit dhe fondeve në Parlament, qeveri dhe në Këshillin e prokurorëve publik janë të gjitha zhvillime pozitive.  
 
Është me rëndësi kritike që Këshilli i prokurorëve publik të përmbush rolin që i është përcaktuar në ligjin për hetim të komunikimeve të përgjuara dhe të emërojë ekipin e zonjës Janeva, me qëllim që zyra e saj të mund të fillojë përmbushjen e mandatit dhe të bëjë detyrat e veta në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë formë të presionit politik. Delegacioni i Unionit Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë sipas nevojës duke siguruar trajnim dhe mbështetje teknike për zyrën e Prokurorit publik për hetim të komunikimeve të përgjuara.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.