fbpx

Qytetarët e Shkupit do të protestojnë kundër ndotjes së ajrit

-

Pas protestave masovike në Tetovë, edhe shkupjanët do të protestojnë kundër ndotjes enorme të ajrit dhe do të kërkojnë masa konkrete për tejkalimin e kësaj situate. Protesta, motoja e së cilës do të jetë “Nuk po merret frymë” do të filloj nesër më orën 12 para hapësirave të Qytetit të Shkupit.

Në protestë do të kërkohet kompetentët të ndërmarrin masa ndaj ndotësve të ajrit.

Do të kërkojnë të ndërpritet përdorimi i gomave të makinës si karburant në prodhimtari, të vendosen filtra nëpër kapacitetet industriale, të filloj gazifikimi i Shkupit dhe menjëherë të ndërpritet prerja e pemëve.

Protestën do ta organizoj ko- organizata e komunitetit të aktivistëve ekologjik “Shkupi, smog, alarm” dhe nisma civile “Së bashku për mbrojtjen e gjelbërimit në Karposh 4”.

Sot më orën 14 në Gazi Babë, Lisiçe dhe Qendër është matur nivel i lartë i grimcave PM 10 ndërsa në Karposh është matur nivel shumë i lartë. Në Qendër dhe Karposh është matur nivel shumë i lartë i grimcave PM 2,5.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.