fbpx

RMV, harta e re do t’i shënojë gjithë ndotësit nga industria në gjithë vendin

-

Hartë e re e ndotësve, do t’u ndihmojë qytetarëve t’i gjejnë kapacitetet industriale, në rrethinën e tyre, që mund të jenë shkak për cilësinë e dobët të ajrit. Ueb faqja www.mapanazagaduvaci.mk, e përpunuar nga eko-aktivisti Gorjan Jovanovski nga “Moj vozduh”, në bashkëpunim me shoqatën “Institut i gjelbër”, para pak kohe u lëshua si pilot-version dhe në të janë vënë rreth pesëdhjetë kapacitete të cilat gjenden në Shkup. Harta ende është duke u përpunuar dhe zyrtarisht do të promovohet në fund të muajit, kur të publikohen të dhënat për të gjitha kapacitetet industriale në Shkup, shkruan Meta.mk.

Qëllimi i hartës së ndotësve, siç thekson Liljana Popovska nga Instituti I gjelbër, është të intensifikohet bashkëpunimi i qytetarëve dhe inspektorëve për mjedis jetësor. Ajo është përgatitur me ndihmën e fondacionit holandez Biro de Heling dhe vazhdimisht do të mbindërtohet në të ardhmen si dhe do të futen të dhëna dhe informata të reja.

“Pasi të përfundojmë me gjetjen e ndotësve potencialë nga industria në Shkup, do të vazhdojmë me plotësimin e hartës për të gjitha qytetet në vend. Në të do të përfshihen edhe kapacitetet industriale që kanë A dhe B licenca të integruara, por edhe ato që punojnë me elaborate të miratuara nga Ministria për mjedis jetësor ose nga vetëqeverisjet lokale. Qëllimi është qytetarët të kenë në dispozicion një vegël më efikase për informim dhe çdoherë kur do të ballafaqohen me ndotje të ajrit, të ujit ose dheut në mjedisin e tyre, të dine prej nga përafërsisht vjen kjo. Ashtu do të mund t’i njoftojnë më saktë inspektorët për mjedis jetësor dhe t’u ndihmojnë më shpejtë dhe më me efikasitet t’i identifikojnë ndotësit. Praktikisht, qytetarët do të bëhen një lloj inspektorë joformal. Harta gjithashtu, duhet të jetë paralajmërim edhe për kapacitetet ta dinë që lejet dhe dokumentet e tyre janë nën vëzhgimin e opinionit”, thotë Popovska.

Gjatë shqyrtimit të lejeve ekologjike, ekipi i Institutit të Gjelbër, siç thekson Popovska, ka zbuluar parregullsi dhe mangësi të shumta, për të cilat do të informohen institucionet kompetente, por edhe kompanitë që do të duhet ta azhurnojnë dokumentacionin e tyre.

Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor tani më merr pjesë në përpunimin e hartës, si burim i të dhënave zyrtare, nga dokumentacioni ekologjik i kapaciteteve industriale. Harta, nëpërmjet digjitalizimit të këtij dokumentacioni, do t’i sigurojë të dhënat në dispozicion të opinionit të gjerë. Kapacitetet industriale në këtë ueb faqe, gjenden në vendin ku punojnë dhe janë të ndarë sipas komunave, për shkak të vizibilitetit më të madh, por edhe sipas veprimtarisë që e kryejnë. Çdo objekt industrial është e paraqitur me të dhënat themelore, emrin e firmës, veprimtarinë, kapacitetin, derivatet që i përdor në procesin e punës, si dhe koordinatat e vendndodhjes.

Sipas ekologut dhe autor i ueb faqes, Gorjan Jovanovski, ajo përmban edhe kornizë kohore prej 11viteve në të cilën mund të ndiqet në mënyrë kronologjike lëshimi i licencave të integruara A dhe B.

“Kapacitetet e mëdha i dimë të gjithë, ashtu që kur në afërsi të tyre shfaqet ndotjes, qytetarët logjikshëm do të supozojnë që bëhet fjalë për ato, mirëpo në realitet duhet ta dine që në afërsi të tyre ka edhe dhjetëra më të vegjël që gjithashtu janë ndotës, ata deri tani nuk kanë qenë të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre. Harta do t’i paraqesë të gjithë, ashtu që qytetarët do të mund më saktë të konstatojnë cili është ndotësi në mjedisin e tyre”, thotë Jovanovski. Ai thekson që njëra nga veglat që e ofron harta është edhe opsioni denonco, përmes të cilit qytetarët do të kenë mundësi në Inspektoratin shtetëror të paraqesin ndotje, me çka shumë do të shkurtohet dhe thjeshtësohet procesi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.