fbpx

DZZH: Për investime të huaja në vitin 2020 janë paguar mbi 10 milion euro ndihmë shtetërore

-

Drejtoria për Zonat Industriale të Zhvillimit Teknologjik, informon se në vitin 2020 janë paguar më shumë se 10 milion dhe 600 mijë euro 29 kompanive për realizimin e investimeve të tyre në zonat. Kjo është 94,4% nga ndihma shtetërore e paraparë vitin e kaluar, shkruan Meta.mk.

“Është miratuar pagesa e parakohshme të obligimeve kundrejt dy kompanive, “Kostap” dhe “Genterm”, të cilët para kohës së planifikuar kanë arritur investimet e tyre dhe tragetin për punësim. Shuma e përgjithshme e paguar kundrejt këtyre dy kompanive është 51,2 milion denarë, mjete këto të siguruara me vendim të Qeverisë në dhjetor të vitit 2020” kumtojnë nga kjo drejtori.

Në vitin e kaluar, kjo drejtori ka realizim prej 96% nga buxheti i planifikuar. Në pjesën e investimeve kapitale ka 100% realizim dhe për këtë qëllim janë paguar 5,5 milion euro. Pjesa më e madhe janë investuar në infrastrukturën rrugore dhe asfaltim, instalimin e tubacionit të gazit, infrastrukturën hidraulike, sistemin e furnizimit me ujë dhe me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, kanalizimet atmosferike dhe fekale dhe ndriçimin rrugor.

Siç kumtojnë nga kjo drejtori, për këtë vit përgatitet një cikël investimesh prej 15 milion eurosh në më shumë zona. Në të njëjtën kohë në bashkëpunim me Bankën Botërore, kjo drejtori do të krijoje “fond special për investime strategjike” sipas të cilit shteti dhe investitorët privat së bashku do të investojnë në projekte të veçanta për zhvillim të infrastrukturës. Me këtë do të investohet edhe në zonat industriale ekzistuese të komunave, ku pjesa më e madhe e kompanive janë të vendit. Drejtoria paraqet një qasje të re në tërheqjen e investimeve, sipas të cilit edhe kompanitë e vendit do të mund ti shijojnë shërbimet, përkrahjen dhe privilegjet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.