fbpx

Nëse nuk duam pandemi të reja, duhet ta zvogëlojmë ndotjen e mjedisit

-

Pandemia e kovid-19 dhe ndryshimi drastik i disa shprehive jetësore edhe një herë na përkujtoi që “normalja e re” në botë dhe te ne do të duhet të harmonizohet me nevojat e natyrës dhe botës shtazore rreth nesh. Veçanërisht duke e pasur parasysh që ajri është mjedisi nëpërmjet të cilit transmetohen viruset, ndërsa hulumtimet ajrin e ndotur e lidhin me vdekshmëri më të madhe nga infeksioni viral. Ajri i ndotur por edhe uji e toka, energjetika, transporti dhe hedhurinat janë sfidat më serioze ekologjike me të cilat ballafaqohet vendi dhe qytetarët e saj. Destruktiviteti i stilit jetësor të njeriut në civilizimin modern është mënyrë e paqëndrueshme e jetës, ndërsa rritja dhe zhvillimi ekonomik janë të mundur edhe në kushte “të gjelbra”, njofton Meta.mk.

Një nga sektorët që është më meritori për ndotjen e mjedisit është energjetika. Maqedonia, me Strategjinë e re për energjetikë, e cila u miratua në shkurt të këtij viti, nëpërmjet tre skenarëve trason tre drejtime të ndryshme për zhvillim dhe për mbrojtje të mjedisit jetësor. Dy skenarë, i matur dhe ekologjik, parashohin anulim të përdorimit të thëngjillit deri më vitin 2025, ndërsa i treti, në mënyrë referente, e prolongon mbylljen e termocentralit të linjitit në Manastir deri në vitin 2040.

Dejan Mirakovski

“Padyshim, vendi ynë për shumë gjëra dallon nga shtetet e zhvilluara dhe të industrializuara evropiane dhe aziatike, kur reduktimi i intensitetit të aktiviteteve për shkak të pandemisë, kurse para se gjithash ulja e komunikacionit dhe puna e zvogëluar ose e ndërprerë e komplekseve të mëdha industrial, kanë rezultuar me përmirësim të dukshëm të cilësisë së ajrit. Ndërkaq te ne, para se gjithash për shkak të strukturës së ndryshme të ndotësve, në ditët e fundit të ftohta të marsit dhe në fillim të prillit, kemi përjetuar episode të ndotjes së lartë në qendrat urbane. Mirëpo, kjo gjithsesi nuk donë të thotë se jeta bashkëkohore me gjurmë më të vogël ekologjike, në kushtet tona lokale, është diçka e largët apo e pamundur. Përkundrazi, vetëm ne duhet të orientohemi kah zgjidhja e problemeve tona, pa prolongime dhe diskutime shterpe. Ne mbase të gjithë jemi pjesë e problemit dhe të gjithë duhet të jemi pjesë e zgjidhjes”, thotë prof. dr. Dejan Mirakovski nga Fakulteti për shkenca natyrore dhe teknike në UGD – Shtip.

E gjithë kjo, thekson ai, nuk do të thotë shpenzim të zmadhuar, por krejtësisht e kundërta, shpesh është shumë më e pranueshme ekonomikisht nga zgjidhjet dhe praktikat e vjetra dhe joefikase. E ngjashme është edhe për industrinë ose sistemet e mëdha energjetike, të cilat me nivelin e sotëm të teknologjive për kontroll të emetimeve në ajër ose në ujë, mund vetëm të përfitojnë në efikasitet dhe profitabilitet.

“Zgjidhja e plotë e problemeve lidhur me mbrojtjen e mjedisit jetësor në vend gjithsesi do të kërkojë edhe aktivitet paralel në të gjithë sektorët, mirëpo nëse duhet të përcaktohet prioritet, sistemet për menaxhim me hedhurina dhe ngrohja më efikase dhe më ekologjike e shtëpive familjare janë në vendin e parë të listës. Harmonizimi i plotë i kapaciteteve të mëdha energjetike dhe industriale, por edhe numri i madh i impianteve të vogla, me nivelet e përcaktuara ligjore të emetimeve, kuptohet janë aktivitet që mund dhe duhet të zhvillohet paralelisht për shkak se është proces të cilin duhet ta zbatojnë vetë kompanitë, nën syrin kritik të opinionit”, thotë Mirakovski.

Në Shkup, efekti më i madh në gjurmën ekologjike që është rezultat i transportit, rezulton nga përdorimi i automjeteve private, tregon sondazhi i zbatuar nga Qyteti i Shkupit. Më tepër se gjysma e banorëve në kryeqytet, apo 56,65 përqind përdorin automjetet personale si mjet bazik për transport në destinacionet e përditshme, ndërsa në shumë prej automjeteve ka vetëm një person. Rezultat i kësaj është komunikacion i ngjeshur, djegie e tepërt dhe krijim i gazrave serë ndër të cilat edhe CO2. Zgjidhja për reduktimin e gjurmës ekologjike, konsiderojnë autoritetet urbane është sa më pak të përdoren automjete ose ndarje e automjeteve me kolegë, fqinjë, miq…

vetura

“Udhëtim me biçikletë vetëm për 1,5 kilometra kursen emetim të 290 gramë dyoksid karboni në ajër, ndërsa secili që shkon në punë me automjet, nëse vetëm një ditë të javës punon nga shtëpia, në nivel vjetor do t’i reduktojë emetimet e dyoksid karbonit për një ton. Gjithashtu, nëse krijohet shprehi të ndahet automjeti, me përdorim të mbrojtjes në këtë periudhë, numri i automjeteve në rrugë do të zvogëlohet për një të tretën”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Këto janë vetëm një pjesë e shembujve të thjeshtë të përditshmërisë tonë me të cilat e demonstrojmë kujdesin tonë për mjedisin jetësor dhe gjurmën ekologjike të cilën e lëmë mbrapa. Jo më pak të rëndësishme janë edhe çështjet nëse mënyra si ngrohim shtëpinë tonë, por edhe atë të fqinjëve nëse mjeti motorik më i ri dhe më i vogël është zgjedhje më e mire se sa një më i madh, kurse më i vjetër, a të ecet në këmbë dhe të mbahet mbeturina në dorë deri në kontejner është shumë e rëndë, në vend që të digjet ose të hidhet në lumë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.