fbpx

Poposki kërkoi seancë të përbashkët të Qeverisë të Maqedonisë dhe Shqipërisë

-

Ministri i jashtëm i RM-së, Nikola Poposki ka dërguar ftesë përmes kolegut të tij të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, për mbajtjen e një seance të përbashkët të qeverive të dy vendeve në gjysmën e parë të vitit 2015-të, njoftoi MPJ-ja e Maqedonisë. Pas kësaj është arritur marrëveshje që të fillohet me përgatitje në nivel të drejtorëve politik dhe me vendosjen e kornizës kohore për mbajtjen.

Dje ministri Poposki qëndroi për vizitë në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kolegut të tij shqiptar, ku u pranua nga presidenti i vendit, Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë bisedave janë vërtetuar marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës  së Shqipërisë. Bashkërisht është konstatuar se të dy vendet ndajnë interesa të njëjta në planin e politikës së jashtme në raport me bashkëpunimin evropiane dhe atë rajonal.

Ministrat janë pajtuar se bashkëpunimi politik është në nivelin e shkëlqyeshëm dhe do të donin të njëjtin, me intensitet të njëjtë, të bartet edhe në planin ekonomik. Më pas është konstatuar se kjo mund të ndodh përmes realizimit të projekteve konkrete në lidhjen me infrastrukturë, rrjetin rrugorë dhe hekurudhorë si dhe në energjetikë. Kjo do të stimulonte këmbim tregtar dhe interes më të madh për investime. Zgjidhje konkrete në këtë drejtim janë kompletimi i Korridorit 8 dhe hapja 24 orëshe e kalimit Xhepçishtë –Trebishtë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.