fbpx

Në shkollën teknike në Manastir, janë testuar vetëm pesë nxënës

-

Arsimtarët zëvendës të cilët nuk kanë zgjedhur në këshillin e arsimtarëve e kryejnë testimin ekstern në një pjesë të shkollave në Manastir, akuzojnë nga zyra rajonale e SASHK-ut. Drejtorë të më shumë shkollave në këtë qytet, pasi kanë vërejtur se janë hedhur në grevë profesorët që janë zgjedhur në këshillin e arsimtarëve për ta kryer testimin, menjëherë kanë gjetur persona tjerë për ta kryer testimin ekstern, thotë Fançe Joshevska, kryetar i SASHK-ut në Manastir.

-Testimi ekstern në Manastir zbatohet pjesërisht, por njëkohësisht, me shumë parregullsi. Kjo do të thotë se zëvendës arsimtarët janë persona që nuk janë zgjedhur nga këshilli i arsimtarëve. Pasi profesorët të zgjedhur për anëtarë të komisioneve janë hedhur në grevë, shkollat menjëherë kanë zgjedhur zëvendës arsimtarë. Për këtë shkak, patjetër duhet të analizojmë sa është testimi në rregull- paralajmëroj Joshevska.

Pas bojkotit të djeshëm të testimit ekstern në shkollën e mesme teknike në Manastir, sot në mëngjes testimit i janë nënshtruar vetëm 5 nxënës. Para fillimit të testimit, janë mbledhur 30 nga gjithsej nxënësit që është dashur të hyj në provim, por sërish pesë minuta para fillimit të testimit, janë larguar nga shkolla.

Sa i përket akuzave të SASHK-ut se zëvendës arsimtarët e zbatojnë testimin ekstern, drejtori i shkollës së mesme teknike nuk mohon këtë informatë.

-Sipas nesh, po përmirësohet gjendja dhe sot në testim janë pesë nxënës. Kemi edhe zëvendës arsimtar, patjetër duhej të gjenden zëvendësime, edhe pse nuk janë zgjedhur nëpër këshillat e arsimtarëve, kjo nuk është problem, thjeshtë bëmë zëvendësim-thotë drejtori Dragan Stojanoviq.

Rritet numri i arsimtarëve që i bashkëngjiten grevës në Manastir. Për herë të parë  në grevë janë profesorët e gjimnazit “Josip Broz Tito”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.