Në muajin më të gjatë të vitit, personat që marrin honorarët më shumë se 9.590 denarë do të mbesin pa të ardhura. Nga Agjencia e të Drejtave Autoriale “Berin” thonë se nga Fondi për sigurimin pensional dhe invalidor kanë marrë paralajmërim që të mos paguajnë honorarë më shumë se 9.590 denarë deri sa në faqen e internetit nuk lajmërohet se si do të bëhen llogaritjet.

Siç thuhet në lajmërimin e Fondit, shkaqet për këtë janë mos koordinimi i Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Fondit pensional dh Drejtorisë së të Hyrave Publike për ligjin e ri që parasheh pagesën e kontributeve pensionale dhe të sigurimit shëndetësorë për honorarët.

“Na thanë që të presim për shkak se ka paqartësi. Mënyra e pagesës është e definuar, por disa muaj që kur është sjellë Ligji përllogaritja mbetet në ajër. Ne si agjenci atëherë reaguam  me shkrim deri te ministritë kompetente dhe u treguam për problemet e mundshme, por askush nuk dëshironte që të ndërmerr diçka që kjo të pengohet. Për këtë arsye do të marrin honorarë ata njerëz që kanë të ardhura më pak se rroga minimale, por ata që marrin më shumë se 9.590 do të duhet të presin. Kjo krijon mosbesim tek klientët tonë edhe pse ne nuk jemi fajtorë për këto lëshime të institucioneve kompetente”, thonë nga “Berin”.

Nëse institucionet shtetërore ende nuk koordinohen atëherë pse shpejtuan me Ligjin që të praktikohet nga një janari i këtij viti? Për këtë Berin thotë se kanë pyetur në Ministrinë e Financave në Ministrinë e punës por nuk kanë dhënë asnjë përgjigje. Pyetje kemi shtruar edhe tek fondi pensional dhe invalidor por askush deri më tani nuk përgjigjet.

Kryetarja e Sindikatës së Gazetarëve Tamara Çausidis, thotë se me këtë tregohet se qëndrimi i tyre për këto ndryshime të Ligjit kanë qenë të sakta, duke konstatuar se këto ndryshime do të godasin punëtorët. Sipas saj, këto ndryshime janë masa të rrejshme sociale dhe tash më në fillim shihet efektet e saj si lëshimi i punëtorëve, ulje të honorarëve sepse tash institucionet nuk mund të administrojnë këto ndryshime të Ligjit.

“Edhe njëherë përsërisim dhe kërkojmë praktikimi i ndryshimeve ligjore të ndalohet. Nëse këtë nuk duan ta bëjnë për shkak të interesit të punëtorëve atëherë le ta bëjnë për shkak të pamundësisë së institucioneve për ta administruar atë. Sindikatat mund të ndihmojnë që të vijë deri te zgjidhja. Duhet që të ndalohen këto ndryshime të Ligjit dhe të debatohet me të gjitha palët që preken dhe jo të vendoset nga pozicioni i fuqisë”, thotë Tamara Çausidis.

Me këtë qëndrim pajtohet edhe Zdravko Savevski nga Shoqata majtiste “Solidarnost”. Ai thotë se Ligji duhet që të shtyhet për shkak se institucionet nuk kanë kapacitet që ta praktikojnë.