fbpx

Poposki: Për refugjatët Maqedonia dhe Greqia duhet të koordinohen në nivel qevetiar

-

Ministri i jashtëm i vendit Nikolla Poposki bëri thirrje që të ketë koordinim në nivel më të lartë edhe atë qeveritar mes Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me çështjen e refugjatëve.

“Na duhet koordinim me Greqinë. Për momentin, ka koordinim në nivel të policisë apo në lidhje me të dhënat që të përgatitemi për pranimin e refugjatëve. Ka lidhje mes Polikastro dhe Gjevgjelisë, por duhet ta rritin komunikimin në nivel të Athinës dhe Shkupit. Ne jemi të shqetësuar nga mbyllja e kufirit nga ana e Serbisë- vlerësoi shefi i diplomacisë maqedonase në konferencën për shtyp me gazetarët grek që e vizituan Maqedoninë lidhur me krizën e refugjatëve.

Poposki shtoi se pa sulmeve të para një jave në Paris është e nevojshme që të bëhet kontrollimi i refugjatëve të cilët kalojnë përmes Ballkanit.

“Një gjë është nëse vini nga Alepo ku ka bomba dhe një gjë tjetër është nëse vini nga Karaçi për një jetë më të mirë në Evropa. Të dy kërkesat janë valide, por duhet të bëhet dallim mes tyre” tha ministri.

Poposki theksoi se edhe pse kryetari i KE-së, Zhan Klod Junker ka kërkuar që menjëherë të bëhet një bashkëpunim më i mirë mes Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me refugjatët, megjithatë Greqia nuk bashkëpunon e as nuk ka presion të madh nga BE që të ndryshoj këtë situatë.

Poposki njoftoi se besimi mes këtyre dy vendeve është në nivel të lartë ndërsa kjo reflektohet edhe në menaxhimin me krizën e refugjatëve. Ai tha se po përgatitet për vizitën në Greqi.

“Maqedonia ka raporte normale dypalëshe thuajse me të gjithë vendet në botë, gjithashtu edhe me Greqinë. Pse ne në mes nesh të mos kemi raporte normale? Në takim pres të bisedojmë për masat e ndërtimit të besimit. Fokusi i bisedimeve është në ngritjen e nivelit të besimit mes vendeve” shtoi Poposki.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.