Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë Maqedoninë për të zbutur krizën me refugjatët. Megjithatë kreu I Këshillit Evropian Donalld Tusk ia bëri të qartë autoriteteve në Maqedonisë, se nëse dëshirojnë që qytetarët të lëvizin lirshëm në shtetet e zonës Shengen atëherë duhet të kujdesen për refugjatët të cilët çdo ditë tranzitojnë në Maqedoni.
“Ne jemi të gatshëm të sigurojmë ndihmë shumë më të madhe për ju, por kjo do të realizohet pasi të marim vlerësimet e kërkesave tuaja. Unë do të bisedoj më vendet anëtare të BE-së për atë se çfarë mund të bëhet më shumë në këtë drejtim për tu siguruar se mbështetja jonë drejt shteti tuaj dhe rajonit do të jetë në nivelin e njëjtë sikurse sikurse edhe sfidat me të cilat ballafaqoheni– tha Tusk.
Presidenti Ivanov theksoi se Maqedoni ndjen pasojat e mekanizmit jo- funksional të Bashkimit për shpërndarjen e refugjatëve në vendet- anëtare dhe shtoi se Maqedonia nuk ka ndihmë të mjaftueshme nga BE për të menaxhuar krizën me refugjatët.
Nga fillimi i muajit janar të këtij viti e deri më tani përmes Maqedonisë kanë kaluar gjysmë milioni refugjatë dhe emigrantë. Edhe përskaj premtimeve, Maqedonia nuk ka marrë asnjë lloj ndihme financiare dhe teknike, ndihmë nga BE-ja lidhur me këtë krizë. Nga BE-ja kërkuam pajisje për regjistrimin e refugjatëve dhe emigrantëve, gjithashtu kërkuam pajisje për mbikëqyrje të vendkalimeve kufitare, nuk fituam asgjë. Maqedonia është duke shpenzuar fondet nga buxheti I saj për të menaxhuar këtë krizë. Vetëm për nevojat e shërbimeve të sigurisë deri tani kemi shpenzuar më shumë se 10 milionë euro. Po ballafaqohemi me mungesë të kapaciteteve teknike, materiale dhe kadrovike për t’ju përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve të sigurisë kombëtare”.