Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daciq mirë e ka ditur në çfarë vendi po vjen, deklaroi shefi i diplomacisë maqedonase, Nikola Poposki, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Daciq e din cili vend po e viziton.

“Po, mirë e din ku ka ardhur dhe nuk është i vetmi në Serbi që e din kush është ky vend. I ftoj të vijnë dhe ta vizitojnë Maqedonisë sepse Maqedonia ka çka të ofrojë”, tha Poposki.

Në pyetjen nëse ka marrë sqarim nga Daciqi për deklaratat e tij, Poposki tha se kjo nuk ka qenë asgjë më ndryshe nga deklaratat e mëhershme.

“Shpjegimi nuk është asgjë më ndryshme, por e kuptojmë ndjeshmërinë që e kanë, në veçanti para votimit për hyrjen e Kosovës në UNESKO. Megjithatë, ne jemi të vendosur të vazhdojmë me bashkëpunimin rajonal dhe ta thellojmë atë” shtoi Poposki.

Daciqi në intervistën e Vitit të Ri deklaroi se Serbia ka qenë “budalla” kur e ka pranuar Maqedoninë me emrin e saj kushtetues si dhe se në raportet e mëtutjeshme multilaterale do të përdorin referencën IRJM.