fbpx

Rorabaker në Twitter bën thirrje Maqedonia të ndjek shembullin e Çekisë dhe Sllovakisë

-

Kongresmeni republikan dhe kryetar i Nën-komitetit për çështje evropiane në odën përfaqësuese amerikane, Dana Rorabaker vazhdon të promovojë idenë kontroverse për ndarjen e Maqedonisë edhe në Twitter.

Ai duke u përgjigjur në mesazhe dhe reagime në Twitter rreth qëndrimeve të tij për Maqedoninë, mes të cilave edhe të ish shefit të diplomacisë maqedonas, Nikola Dimitrov, tha se “nëse popujt në Maqedoni nuk pajtohen mes vete, mund të ndjekin shembullin e Çekisë dhe Sllovakisë (këto dy shtete ekzistojnë si një shtet me emrin Çekosllovaki, para se të ndahen në vitin 1993).

Rorabaker në televizionin shqiptarë “Vizion Plus” mes tjerash deklaroi se “Maqedonia nuk është shtet”, se “kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëhen pjesë e Kosovës” ndërsa “pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të bëhet pjesë e Bullgarisë apo cilitdo shtet të cilit konsiderojnë se i takon”.

Magazina amerikane “Politiko” në tekstin e publikuar në nëntor të vitit të kaluar, e quajti Rorabakerin “kongresmen të preferuar të Putinit”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.