fbpx

Organizatat civile nesër para Delegacionit të BE-së do t’i dërgojnë letër të përbashkët Hanit

-

Nesër në mesditë, para Delegacionit të BE-së në Shkup, përfaqësues të më shumë se 70 OJQ, platforma dhe nisma do të mbajnë konferencë shtypi.

Shoqatat civile në konferencë shtypi do të prezantojnë përmbajtjen e letrës së përbashkët drejtuar komisarit Johanes Han dhe deri te faktorë tjetër ndërkombëtarë që ndihmojnë në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

“Synimi i fjalimit është që, ne OJQ-të, platformat dhe nismat, të tregojmë qëndrimin tonë në raport me plotësimin e kushteve nga Marrëveshja e Përzhinos dhe prioritetet tjera për organizimin e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike. Në emër të OJQ-ve, platformave dhe nismave, do të flasin Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Fani Karanfilova- Panovska nga Fondacioni “Shoqëria e hapur-Maqedoni” dhe Bojan Mariçiq nga Qendra maqedonase për arsim evropiane” thuhet në njoftimin e OJQ-ve.

Për të premten është paralajmëruar vizita e euro- komisarit Jan, në të cilën me liderët e partive politike pritet të bisedoj për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.