Ivanov përsëri i bën thirrje Zaevit që të jep garanci për unitetin e shtetit

-

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov sot i ka bërë thirrje liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe partnerëve të koalicionit, që të siguroj garanci për përforcimin e unitetit të shtetit ndërsa lidhur me ndarjen e mandatit për formimin e ri “do të veproj sipas Kushtetutës dhe praktikës së deritanishme”.

“Letra nga Kuvendi i RM-së ka arritur në kabinetin e presidentit të R. së Maqedonisë, dje më 9 maj 2017. Presidenti Ivanov pret nga lideri i LSDM-së që ta përmbush fjalën e thënë publike se së bashku me partnerët e koalicionit do të siguroj garanci për forcimin e unitetit të shtetit dhe se çdo gjë do të jetë në pajtim me Kushtetutën e R. së Maqedonisë. Gjithashtu në letër thuhet se “Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin se e ashtuquajtura Platformë e Tiranës dhe asnjë dokument tjetër, akt apo veprim në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë, nuk mund të jetë kusht, e as bazë për formimin dhe punën e Qeverisë së Maqedonisë. Presidenti do të veprojë në përputhje me kushtetutën dhe praktikën e deritanishme”, deklarojnë nga kabineti i Ivanovit për agjencinë MIA.

Ndryshe, kryetari i sapoemëruar i Kuvendit, Talat Xhaferi, dje me letër sërish ka njoftuar presidentin Ivanov se është formuar shumicë parlamentare.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...