Në rajon, të suksesshëm mund të jenë vetëm konfrontimet e koncepteve konstruktive politike, ndërsa çdo ide tjetër për konflikte ndërshtetërore, ndëretnike dhe ndërnacionale “dënohen” si projekte të pasuksesshme, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.

“Ambasadori Reka e nënvizoi domosdoshmërinë nga përmbajtja e vazhdimësisë së marrëdhënieve të mira dhe miqësore të të dyja shteteve, për çka beson, siç theksoi, se do të mbahet trendi pozitiv i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Njëherit e riafirmoi mbështetjen e fuqishme të integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë për të cilën, tha Ambasadori, si vend-anëtar i NATO-s do të vazhdojë edhe më tej t’ia japë Maqedonisë, mbështetje e cila respektohet dhe është e mirëseardhur”, thuhet në njoftim.

Xhaferi dhe Reka kanë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy shteteve, pas çka kanë konstatuar se stabiliteti në Maqedoni është segment i rëndësishëm nga stabiliteti i përgjithshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.