fbpx

Gjykata me kërkesë të PSP-së ka ngrirë pronën dhe llogarinë e Koçanit

-

Gjykata Themelore Shkupi 1 me kërkesë të Prokurorisë Speciale sot pasdite ka ngrirë pronën e pronarit të “Transmet”, Sead Koçan, shkruan televizioni “Telma”.

Jozyrtarisht, vendimi nga gjykata përfshin ngrirjen e pronës së plotë të tundshme dhe të patundshme si dhe të llogarive të kompanive ku ai ka pjesëmarrje, siç është televizioni “Nova”, kompania e ndërtimit “Transmet”, etj.

Për biznesmenin Sead Koçan është lëshuar fletë- arrest ndërkombëtar pasi i është shqiptuar paraburgimi për rastin “Trust”.

PSP zbardhi hetimi me emrin “Trust” ku tre persona fizik dhe kompanitë “Transmet” nga Shkupi, “Sileks” nga Kratova dhe “Vato” nga Studeniçani ngarkohen se me dokumentacion të falsifikuar kanë marrë tender nga ELEM në vlerë prej 17.235.772 euro.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.