Seanca për rastin “Puçi” sot sërish është shtyrë, këtë herë për 2 mars të këtij viti.
Shtyrjen e kërkuan nga prokuroret e Prokurorisë speciale, Katica Janeva dhe Lençe Ristovska.
Ata kërkuan më shumë kohë dhe mundësi që të bëjnë analizë në provat. Gjithashtu, prokuroret kërkuan nëse gjykata nuk ka mundësi t’ua dorëzoj provat, t’u siguroj hapësirë dhe pesë ditë pune, ku të gjithë prokurorët në Prokurorinë speciale publike do të mund të vijnë në gjykatë dhe mund të bëjnë ekspertizë.
Gjykatësja Lubinka Bashevska miratoi kërkesën e Prokurorisë speciale publike dhe seancën e shtyu për 2 mars. Pala mbrojtëse nuk kundërshtoi kërkesën e prokuroreve publike.