fbpx

Ivanov ka marrë letrën e Xhaferit, thotë se do të veproj sipas Kushtetutës

-

Në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë ka arritur letra nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, në të cilën informojnë se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Shtëpisë ligjvënëse.

“Kabineti i kryetarit konfirmon se është arritur letër nga Kuvendi i RM-së. Presidenti Gjorge Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur”, thonë për MIA-n nga kabineti i presidentit të Maqedonisë.

Paraprakisht kryetari i Kuvendit informoi se është dërguar letër deri te presidenti Gjorge Ivanov se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot me letër e ka njoftuar presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, theksohet në kumtesë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, siç theksohet, pret që presidenti Ivanov do të veprojë sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.