fbpx

Pas përmbytjeve, Tetovës i rrezikohen edhe sëmundjet ngjitës

-

Verdhëza virusale e llojit A, tularemia dhe sëmundjet e zorrëve mund të paraqiten në Tetovë dhe rajonin e Tetovës. Nga Instituti i Shëndetit Publik  bënë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm, shpesh t’i lajnë duart, shtëpitë dhe oborret t’i pastrojnë me çizme dhe doreza prej gome. Ushqimin që e gatuajnë ta ziejnë mirë, pemët dhe perimet së pari të qëndrojë në ujë, e më pas t’i lajnë mirë me ujë të rrjedhshëm. Uji nga çezmat e fshatit ose nga ujësjellësi të mos pihen, por të pihet vetë uji i ambalazhuar ose uji që banorëve u dërgohet me cisterna. Këto janë rekomandimet për banorët e vendeve të përmbytura nga Instituti i Shëndetit Publik. Prej atje bënë thirrje që qyteti t’i pastrojë shpejtë rrugët me ujë të rrjedhshëm, pas çka do të vijojë dezinfektimi.

„Në të ardhmen mund të paraqitet dezinteri nëse ka ujë jocilësor, gjegjësisht nëse pihet nga qytetarët. Absolutisht, enteroviruset janë ato që i presim javën e ardhshme. Në fund për shkak të pusetave të derdhura në fshatrat Porroj, Reçicë e Vogël dhe e Madhe nëpër stalla ka depërtuar ujë, ka kontaminim masiv i rrugëve në Tetovë dhe rajonin e Tetovës. Rekomandohet pastrim fizik i rrugëve, mënjanim i gjithë baltës dhe kontaminimit fekal të mjedisit për shkak të cilës arsye mund futet në shtëpitë dhe të infektohen”, deklaroi  drejtor i Institutit të Shëndetit Publik Zharko Karaxhoski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.