Kumanova gjatë pasdites u përfshi nga stuhi e fortë me shira të rrëmbyeshëm dhe vetëtima.
Moti i ligë ka bërë kaos në qytet, kurse era me shpejtësi të madhe ka zvogëluar dukshmërinë e rrugëve deri në 50 metra, gjithashtu nga era e fuqishme janë shkulur disa drunj nga zona e qendrës së qytetit.