fbpx

Ambasada amerikane mirëpret aksionin policorë ‘Celula’

-

Ambasada e SHBA e përgëzon Ministrinë e punëve të brendshme për operacionin e sotëm ndaj personave të dyshuar si terrorist dhe ndihmues të terrorizmit. Jemi të informuar se ky operacion ishte rezultat i një hetimi të gjatë dhe të vëmendshëm nga ana e policisë, shërbimeve të zbulimit dhe Zyrës së prokurorit, në pajtim me ligjet e reja anti-terrorizëm në Maqedoni. Mbështesim përdorimin e procedurave të drejtësisë penale nga ana e Qeverisë, për të ndaluar lëvizjen e luftëtarëve terrorist drejt rajoneve të konfliktit, për të frenuar dhunën , dhe për të luftuar fuqimisht ekstremizmin e dhunshëm. Operacioni i mëngjesit të sotëm ndihmon përpjekjet rajonale dhe botërore për t’i dhënë fund murtajës së terrorizmit. Siq e tha sekretari i shtetit Kerry: ‘Çdo vend ka rolin e vet” në shkatërrimin dhe mundjen e ISIS-it. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ndihmojnë Maqedoninë dhe shtetet tjera në rajon dhe në botë, gjatë përpjekjeve të tyre për të luftuar ISIS-in. Siç tha presidenti Obama në Kombet e Bashkuara shtatorin e kaluar, ata që janë të përkushtuar ndaj kësaj pune urgjente do të kenë partner të fuqishëm dhe të palëkundur në Shtetet e Bashkuara, thuhet në qëndrimin e ambasadës së Amerikës në Shkup.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.