fbpx

Maqedonia do të merr rekomandim për bisedime, por edhe kritika të ashpra nga Brukseli

-

Maqedonia në raportin për avancimin e vendit në euro- integrimet, do të merr rekomandime për bisedime, mëson “Meta”.

Rekomandimi, sipas burimeve të larta të Qeverisë, nuk ka qenë kontestues, në veçanti kur tanimë është filluar realizimi i Marrëveshjes së Przhinos gjegjësisht përzgjedhja e prokurorit  special publik, Megjithatë, raporti në të cilin do të përmenden vërejtjet e Pribes, siç mësojmë, fare nuk do të jetë i butë ndaj problemeve që na ndjekin me vite.

Nga burimet gjatë përpilimit të raportit, mësojmë se edhe këtë vit si pika negative do të përmenden presionet e theksuara politike ndaj gjyqësisë, partizimi i administratës, problemet me lirinë e mediumeve, anti- korrupsioni dhe ngjarjet e 24 dhjetorit në vitin 2012, që me siguri do të ndërlidhen me bllokimin e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së DSK-së dhe Agjencisë së zbulimit.

Megjithatë, propozim- raporti edhe më tej është në proces të përpunimit, kështu që ka mundësi të ndryshohet përmbajtja.

Euro- komisari për zgjerim, Johanes Han gjatë vizitës së tij në Shkup deklaroi se fryma euro- integruese e Maqedonisë sërish është ngjallur, por tha se mundësitë janë të vogla që së shpejti të ketë bisedime, në veçanti që kriza nuk është përfunduar plotësisht ndërsa kontesti me emrin nuk është zgjidhur.

“Jam pragmatik, duhet të shkojmë hap pas hapi, kriza nuk është zgjidhur plotësisht. Nëse nuk zbatohet ajo për të cilën është arritur marrëveshje, do të bëjmë çmos për t’i bindur anëtarët e BE-së të fillojnë bisedimet. Megjithatë, kjo nuk përfundon për disa muaj” tha euro- komisari gjatë vizitës në Shkup.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.