LSDM: Prapa “Kurir” qëndron Mijalkov, për këtë shkak fshesh të ardhurat milionëshe

-

LSDM sot përmes njoftimit akuzoi se portali “Kurir” me ditë të tëra hesht për të ardhurat prej 1,3 milion euro sepse prapa kësaj qëndron  ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, kushëriri i kryeministrit Nikolla Gruevski.

Nga partia opozitare thonë se firma pronare e “Kurir”, EM MEDIA SH.P.K –Shkup është e lidhur me kompaninë NVSP, që sipas LSDM-së është themelues i Agjencisë së sigurimit SGS.

“Pas agjencisë së sigurimit SGS qëndron personalisht kushëriri Sasho Mijalkov. Pronari i NVSP, themelues i së cilës është SGS është Vladislav Stajkoviq, Zharko Lukovski, drejtori kryesor dhe ekzekutiv i “T Mobile Maqedoni”. Qytetarët në projektin “E vërteta për Maqedoninë” dëgjuan për lidhshmërinë e kompanisë së Stajkoviq, NSVP me provizionin prej 540 mijë euro që Mijalkov e kërkon për pajisje përgjimi nga Izraeli. Përmes “Kurir”, Gruevski dhe familja kanë zbatuar politikën redaktuese të mediumeve që drejtpërdrejtë janë nën kontrollin e tyre” thuhet në njoftimin e LSDM-së.

 

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...