fbpx

Kamion përplot emigrant zbulohet në rrugën e vjetër Shkup- Kumanovë

-

Kamion përplot me emigrant, mes të cilëve fëmijë dhe gra, dje është zbuluar në rrugën e vjetër Shkup- Kumanovë, shkruan televizioni “TV 21”.

Në kamion sipas “Telma”, që thirret në informacione policore, janë zbuluar 34 emigrantë prej të cilëve 16 shtetas irakian. Për ta, për shkak se nuk konsiderohen emigrant ekonomik, u është vazhduar qëndrimi 72 orësh dhe janë transferuar në kampin në Tabanoc.

Një pjesë e emigrantëve tjerë janë transferuar në kampin e pranimit për refugjat në Gazi Babë ndërsa për 15 emigrant me prejardhje iraniane menjëherë kanë kërkuar azil në vend.

Ministria e brendshme sot njoftoi se kamioni “Mercedes” ka pasur targa të Velesit. Sipas ekspertizës policore, pronari i mëhershëm i kamionit 33 vjeçar nga Shtipi, më 4 janar ia ka shitur mjetin transportues një 24 vjeçit nga Velesi me iniciale XH.I.

Sipas MPB-së, në kamion janë gjetur gjithsej 33 emigrantë, prej të cilëve 16 shtetas irakian, 15 iranian dhe dy libian.

Për rastin është njoftuar prokurori publik kujdestar. Policia edhe më tej po heton vozitësit i cili e ka lënë mjetin transportues dhe është arratisur.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.